“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Në kuzhinën e gjithësecilit prej nesh fshihen produkte të vogla, por që bëjnë mrekullira të mëdha. Një prej syresh është edhe soda e bukës. Ndoshta nuk e dini, por përdorimi i saj shkon përtej ëmbëlsirës së mamasë apo kulaçit të gjyshes. Në këtë artikull do ju njohim me tre receta shumë të thjeshta me sodë buke që zëvendësojnë fare mirë trajtimet e shtrenjta estetike dhe përgatisin ashtu si duhet fytyrën dhe trupin për ardhjen e pranverës:
1.Funksionon si eksfoljant i shkëlqyer natyral: Një ndër gabimet më të shpeshta që bëjnë femrat është të vendosin sasi të konsiderueshme make up-i çdo ditë në fytyrë dhe të neglizhojnë larjen e saj, shpeshherë edhe me justifikimin se nuk kanë kohë ose përtojnë. Në të vërtetë pastrimi i përditshëm i fytyrës është një ndër hapat kryesorë e higjienës personale të gjithësecilit prej jush. Por, përpara se të procedoni me larjen me sapun apo xhel larës, ju duhet ta eksfoljoni atë. Gjatë eksfoljimit, hiqni të gjitha papastëritë e akumuluara në fytyrë dhe eleminoni qelizat e vdekura. Nëse keni lëkurë tejet të ndjeshme, ju rekomandojmë që të zëvendësoni kripën e trashë ose sheqerin kaf me sodë buke. Në një enë shtoni 2 lugë çaji me sodë buke, vaj ulliri dhe pak lëng limoni. Përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe masazhoni lëkurën e fytyrës me lëvizje rrethore.
2.Trajton njollat kafe në bërryla dhe në gjunjë: Kur bëhet fjalë për njollat kafe në lëkurë, që në shumicën e rasteve krijohen si pasojë e ekspozimit të vazhdueshëm në diell dhe mos përdorimit të kremit që mbron lëkurën nga rrezt ultravjollcë, sjellim në mendje vetëm njollat e formuara në pjesë të dukshme si balli apo faqet, duke harruar dy zona të rëndësishme si gjunjët dhe bërrylat. Një ndër trajtimet më efektive për zbardhjen e tyre dhe hidratimin e lëkurës është duke kombinuar sodën e bukës me vajin e kokosit. Bashkoni 2 lugë gjelle me vaj kokosi të pashkrirë dhe 1 lugë çaji me sodë buke. Pasi t’i keni përzier bashkë, masazhoni lëkurën për afro 10 minuta. Më pas lajeni me ujë të vakët. Ky trajtim duhet përdoru 3 herë në javë, kini kujdes të mos ekspozoheni në diell pasi e provoni.
3.Eleminon pikat e zeza: Përbërësit që ju duhen janë: ujë i filtruar, një peshqir sodë buke, pastë dhëmbësh dhe një furçë e vjetër dhëmbësh me qime të butë. Fillimisht vendosni peshqirin e lagur me ujë të ngrohtë në zonat ku keni më shumë pika të zeza, pasi ky proces ndihmon në hapjen e poreve të lëkurës. Më pas formoni një pastë homogjene me ujin e filtruar, sodën e bukës dhe pastën e dhëmbëve. Aplikojeni me mollëzat e gishtave në zonat ku keni probleme dhe më pas me furçën e dhëmbëve fërkoni zonën butësisht. Pasi e keni fërkuar zonën për 2 minuta lëreni dhe më 2 minuta të tjera në qetësi dhe fshini lëkurën me peshqir të lagur me ujë të ftohtë që të mbyllen poret më lehtësisht. Lëkura do të jetë e pastër që në aplikimin e parë.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...