Kujdesi për fytyrën

Si të zgjidhni problemin e hiperpigmentimit me këta përbërës natyralë

+

futywert
Hiperpigmentimi është problemi i lëkurës kur ngjyra e saj nuk është e njëtrajtshme dhe melanina nuk është e shpërndarë njësoj duke ju lënë njolla më të errëta në fytyrë qafë, krahë duar apo këmbë.
Melanina e tepërt është shpesh rezultat i ndryshimeve hormonale, por ka edhe faktorë të jashtëm që mund të kontribuojnë në hiperpigmentimin e lëkurës si ekspozimi i tepruar në diell, djegiet, madje edhe stresi.

Për fat të mirë ekzistojnë disa produkte natyrale që mund të trajtojnë problemin e hiperpigmetinimit kryesisht në zonën e fytyrës.

1. Limoni
Enzimat natyrale me veti zbardhuese kanë fuqinë të zbehin lëkurën më të errët.
Thjesht lagni një top pambuku me lëng limoni dhe lyeni fytyrën për 10 deri në 15 minuta. Bëjeni këtë dy herë çdo ditë për dy deri në tre muaj.

2. Patate
Për shkak të enzimës së quajtur katekolazë, patatet mund të njëtrajtësojnë tonin e lëkurës. Merrni një fetë të trashë patate dhe lageni me disa pika ujë para se të fërkoni lëkurën tuaj për të paktën pesë minuta. Është një metodë e sigurtë që mund të bëhet tre deri katër herë çdo ditë për një muaj ose dy.
3. Shafran i Indisë

Përzieni pak shafran Indie me lëng limoni dhe aplikojeni në lëkurë për 20 minuta. Ky trajtim mund t'ju japë rezultate më të dukshme nëse e bëni këtë çdo ditë para se të bëni dush.

4. Aloe Vera

Polysaccharides mucilaginous të gjendura në xhelin e aloe verës mund të ndihmojnë në eleminimin e qelizave të vdekura nga lëkura duke promovuar rritjen e qelizave të reja.