Kujdesi për trupin

3 mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat e urtikaries

+

urtikaria

Urtikaria është një irritim alergjik i lëkurës që shfaqet në formën e puçrrave të kuqe, pak të ngritura dhe si me një qendër të ngritur të bardhë. Ka një ngjashmëri me irritimin e lëkurës pas fërkimit me hithra. Kjo gjendje është zakonisht e përkohshme dhe zhduket brenda 24 -48 orëve, por ka raste që mund të zgjasë më shumë se kaq. Ajo shfaqet si reaksion alergjik ndaj ilaçeve, ushqimeve të konservuara, por më së shumti si pasojë e nxehtësisë apo pas aktivitetit fizik.
1.Maja birre: Maja e birrës është një ndër produktet më të rëndësishme në kuzhinë, por jo më pak edhe në kujdesin e lëkurës. Majaja mund të lehtësojë irritimin dhe të zhdukë dëshirën për të kruajtur zonat ku keni puçrra. Merrni dy lugë maja birre dhe dy lugë ujë. Me pastën e krijuar mbuloni puçrrat dhe lëreni mbi lëkurë për disa minuta. Më pas lahuni me ujë të ftohtë.
2.Uthull molle: Uthulla e mollës është shumë e pasur me acide natyrore shumë të rëndësishme, të cilat rregullojnë pH-in natyral të lëkurës dhe zbusin reaksionet alergjike. Në një enë hidhni 1 gotë ujë dhe një gotë uthull molle dhe përziejini. Hidhni masën në një sprucator. Më pas hidheni mbi lëkurën dhe lëreni të veprojë. Irritimi do të zhduket menjëherë.
3.Vaj ulliri: Tanimë dihen botërisht vlerat e vajit të ullirit. Ai përmban acide yndyrore Omega-3 të cilat luftojnë thatësinë epidermike dhe zbusin irritimin. Ai ndihmon gjithashtu të rregulloni nivelin e pH-it. Aplikoni pak vaj ulliri në zonat ku keni puçrra dhe masazhojini butësisht në mënyrë që vaji të penetrojë në lëkurë.