Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Ndonëse pedikyri është i ndaluar gjatë periudhës së dimrit shumë ferma dëshirojnë të jenë të kuruara deri në detaj, pavarsisht çmimit që duhet të paguajnë. Thuhet se produktet e kujdesit tanimë janë të pasura me përbërës antibakteriale e antifungalë, por pse të rrezikoni kur nuk jeni të sigurtë. Stinën e dimrit e kemi lënë pas, por myku i thonjve ende na shoqëron e me veshjen e këpucëve të hapura është edhe më problematik. Gjithçka mund të ketë filluar muaj më parë vetëm nga një njollë e bardhë apo e verdhë dhe fale mjedisit të ngrohtë e lagështisë nga këpucët e mbyllura është zhvilluar deri në atë pikë ku pa frikë mund të quhet myk fungal i thoit. Nëse ju shikoni tek një dermatolog, me shumë gjasa do të merrni një recetë për një mjekim antifungal, ku përfshihen ilaçe të shtrenjta e shpesh me efekte anësore. Ajo që duhet të bëni është të mësoni si të trajtoni mykun e thonjve në kushte shtëpie.
Listerine (shpëlarës goje) dhe uthull të bardhë
Shpëlarësi ka përbërës të tillë si thymol dhe mente që janë antifungale, dhe uthulla është acidike, gjë që e bën këmbën një mjedis të “papërballueshëm” nga kërpudhat. Përzieni në mënyrë të barabartë listerinë dhe uthull molle derisa t’ju mbulohen gishtat dhe lëreni për 45 deri në 60 minuta në ditë.
Miell misri
Hidhni miell misri në një tigan të cekët dhe përziejeni me ujë të nxehtë mjaftueshëm sa për të formuar një pastë. Lereni të ftohet dhe lyeni këmbët për një orë në javë.
Vaji i pemës së çajit ose vaj rigoni
Vaji i pemës së çajit është përdorur për shumë vite për të luftuar problemet e lëkurës, infeksionet fungale. Vaji i rigonit përmban timol, e cila gjithashtu ka përbërës antifungal. Lyeni thonjë e prekur nga myku dy herë në ditë.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...