Të dy me kancer, zbulohet takimi i fshehtë i Mbretit Charles me Kate Middleton
Mbreti Charles dhe Kate Middleton po mbështesin njëri-tjetrin në luftën e tyre kundër kancerit, të cilin ata po e luftojnë ...
Në këto ditë të nxehta vere është mëse normale që të bëni disa herë gjatë ditës dush pasi djersini më shumë, trupi mbledh më shumë papastërti, plus që një dush i freskët është mënyra më e mirë për të sfiduar temperaturat e larta. Secili prej jush ka aksesorët e duhur të dushit si sfungjeri, shampoja dhe sfungjeri i trupit etj. Në artikullin e sotëm do t’ju propozojmë një lloj tjetër larjeje, më saktë të fërkoni trupi një herë në ditë me sfungjer ose furçë të thatë. Ky veprim sjell 4 përfitimet e mëposhtme:
1.Eleminon lëngjet e tepërta nga trupi: Gjatë fërkimit ju stimuloni drenazhin e lëngjeve pa qenë nevoja të përdorni diuretikë. Në këtë mënyrë reduktoni edhe fryrjen në pjesë të ndryshmë të trupit sin ë këmbë dhe barku, si dhe parandaloni inflamacionin e tyre.
2.Lufton celulitin: Celuliti, i njohur ndryshe si lëkura e portokallit, është një problem estetik që prek shumë femra si pasojë e akumulimit të qelizave dhjamore nën lëkurë. Drenazhi limfatik që realizon me anë të fërkimit mundëson qarkullimin e gjakut i cili konsiderohet edhe si një prej faktorëve që formon celulitin.
3.Parandalon strijat: Strijat ose zmaliaturat krijohen si pasojë e dehidratimit dhe mungesës së elasticilitetit të lëkurës, ky problem është i lidhur ngushtë me reduktimin e prodhimit të kolagjenit. Konsumi i vazhdueshëm i ujit dhe lëngjeve të tjera, shoqëruar edhe me teknikën e fërkimit në të thatë ju ndihmon të rigjeneroni qelizat epidermike, duke parandaluar formimin e strijave.
4. Ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe e zbut atë: Scrubi i lëkurës në të thatë ju ndihmon të eleminoni qelizat e vdekura të lëkurës që i japin lëkurës një pamje të thatë dhe pa jetë. Duke stimuluar rigjenerimin e lëkurës do të parandaloni gjithashtu edhe formimin e rrudhave dhe do të keni
një lëkurë të butë dhe më të bukur.
Mbreti Charles dhe Kate Middleton po mbështesin njëri-tjetrin në luftën e tyre kundër kancerit, të cilin ata po e luftojnë ...
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...