Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Të ''fshehura'' për thuajse disa muaj nën këpucët e rënda dimërore dhe çizmet, tashmë ka ardhur koha që këmbët dhe thonjtë e tyre t'i gëzohen diellit,e dhe pse ju duhet t'i përhatisni më parë. Jemi të ndërgjegjshëm që në ritualin e përditshëm të kujdesit për trupin, shumë prej jush i kushtojnë fare pak ose aspak kohë këmbëve, edhe pse ato mbajnë peshën trupore dhe kanë një ndikim po aq mbështetës në shëndetin tonë të përgjithshëm. Kjo është arsyeja pse duhet të kujdesemi më tepër për këmbët dhe t’i mbajmë në gjendje të mirë. Mund të lexoni gjithashtu çfarë ndodh nëse lini këmbët për 30 minuta në uthull molle ?. Living ka vendosur të ndajë sot me ju 4 këshilla të dobishme për kujdesin e këmbëve :
1. Mbani këmbët të thata
Një nga parimet kryesore të higjienës së përditshme është që të mbani këmbët të thata pasi lagështia e krijuar nga mos tharja e tyre pas larjes ose djersa krijon habitat të favorshëm për rritjen e infeksioneve fungale.
2. Kushtojini rëndësi prerjes së duhur të thonjve të gishtave të këmbës
Thonjtë e paprere ose të prerë jo në mënyrëne duhur stimulojnë rritjen e thoit brenda lëkurës, që ndikon më pas në infektimin e tij. Pritini thonjtë gjithmonë në mënyrë të drejtë. Mos i rrumbullakosni anësoret dhe shmangni prerjen e thellë.
3.Trajtojini me sodë buke dhe vaj esencial
Ashtu siç gishtat e duarve dhe gishtat e këmbëve kanë nevojë të trajtohen. Në një enë me ujë të ndrohtë shtoni 5 lugë çaji sodë buke, pak shampo trupi dhe disa paika vaj esencial. Futni këmbët në ujë të ngrohtë për rreth 15-20 minuta, një herë në javë pasi ndihmon në shplodhjen e tyre dhe në eleminin e qelizave të vdekura që janë të përqendruara në shputë dhe thonj.
4. Masazhoni këmbët me top
Masazhimi i këmbëve është mënyra më e mirë për të hequr qafe lodhjen, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të mbajtur këmbët të shëndetshme. Mund Të vendosni një top tenisi të zakonshëm OSE çfarëdo objekti tjetër të rrumbullakët nën këmbë dhe filloni t'i rrokullisni para-mbrapa nga gishtat deri tek thembra.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...