Kujdesi për trupin

Gabimet e grave që përshpejtojnë plakjen dhe rënien e gjoksit

+

saggyseer

Për fatin e keq të femrave gjoksi plaket dy deri në tre vjet më shpejtë sesa pjesa tjetër e lëkurës, ndaj kujdesi për të duhet të jetë maksimal. Të gjithë fajin e ka kolagjeni, protein e bukurisë që pas moshës 25 vjeçare fillon e reduktohet ndjeshëm.. Struktura e gjoksit ndryshon me kalimin e viteve dhe kjo gjithçka falë ligamenteve dhe muskujve në zonën e dekoltesë. Ashtu si të gjitha indet në trupin tuaj dhe ato të gjoksit përbëhen nga kolagjeni dhe elastina, prodhimi i të cilave reduktohet me moshën. Mos u gënjeni nga asnjë produkt apo truk, pasi asgjë nuk mund ta ndalojë gjoksin të humbasë elasticitetin ! Është një proces natyral që nuk mund të parandalohet !Megjithatë Living do të ndajë me ju disa veprime që përshpejtojnë procesin e rënies së gjoksit, ndaj kini kujdes.

1.Dietat drastike bëjnë të humbasësh peshë po në të njëjtën mënyrë dhe kjo shkakton varje të lëkurës. Shmangni të tilla ndryshime.
2.Pirja e duhanit shkakon reduktim të qarkullimit të gjakut të pasuruar me oksigjen nëpër trup, gje e cila refletktohet me humbje elasticiteti dhe krijimin e rrudhave.
3. Mospërdorimi i kremit mbrojtës. Gjithnjë kur aplikojmë krem qpftë hidratant apo me faktor mbrojtës nuk duhet të harroni pjesën e qafës dhe dekoltesë. Living.