Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Nuk ka si një dush i freskët pas një ditë të gjatë e të lodhshmë ! Tani në verë, duket sikur çdo kohë është e përshtatshme për dush, por prisni a duhet të jetë vërtetë ? Sipas dermatologëve, dushi i përditshëm vjen me më shumë dëme për lëkurën e shëndetin sesa përfitime.
1. Po dehidratoni lëkurën në nivel qelizor
Kimikatet e sapunëve dhe shampove, uji i ngrohtë dhe qëndrimi i zgjatur në dush, do të thajë lëkurën në nivel qelizor! Bëni dushe të shpejta, me ujë të vakët dhe sigurohini që të hidratoni lëkurën gjithmonë për t’i rikthyer lagështinë e humbur.
2.Nuk jeni aq të ndotur sa mendoni
Sipas Dr. Casey Carlos, ndihmës profesor i mjekësisë në katedrën e dermatologjisë në Universitetin e Kalifornisë, pohon se shumica e njerëzve përdorin sapun kur në të vërtetë nuk kanë nevojë për të. Karlos thotë se lëkura është e aftë të pastrojë veten dhe nuk është i nevojshëm përdorimi i shampos në të gjithë sipërfaqes e lëkurës, veç zonave ku gjendrat e djersës janë në një numër më të lartë.
3. Po dëmtoni flokët tuaj
Ashtu si lëkura, larja e flokëve tuaj çdo ditë do të eleminojë yndyrën natyrale duke i lënë flokët të thatë ! Dermatologët thonë se nuk duhet t’i lani flokët më shumë se një ose dy herë në javë.
4. Po eleminoni bakteret e mira
Ndonëse mund të duket se dushi pastron dhe eleminon bakteret nga lëkura juaj, ajo që nuk dini me shumë mundësi është që shumica e tyre janë të dobishme për shëndetin e lëkurës. Pa bateret e mira sistemi imunitar, sistemi tretës e shumë sisteme të tjera nuk do të funksiononin si duhen. Dëmtimi i mikrobiomës gjithashtu mund të çojë në një sërë problemesh. DAVID WOLFE
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...