Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Ka disa mite mbi bukurinë, të cilat nuk duhet t’i ndiqni. Mbase i keni besuar shpesh në mënyrë të pandërgjegjshme. Por ekzistojnë bindje të thella që konsiderohen si më të përhapurat në këtë drejtim, që duhen braktisur…
Rreth bukurisë janë thënë, thuhen dhe do të vazhdojnë të thuhen shumë gjëra. Të parat jemi ne femrat, gjithnjë të bindura se kemi gjetur ilaçin çudibërës, por edhe revistat e modës kanë një pjesë të mirë të fajit. Gjithsesi, pjesa më e madhe e bindjeve që qarkullojnë në lidhje me bukurinë janë kryesisht të pabazuara ose të paktën, të ekzagjeruar. Le të shohim disa prej tyre.
Prerja e flokëve ju bën më të bukur
Po dhe jo. Është e vërtetë që flokët duhet prerë çdo dy muaj për t’i fuqizuar ata, por nëse flokët janë të shkatërruar që në rrënjë nuk është e thënë se do të zgjidhni gjë nëse do të prisni vetëm majat e tyre.
Njollat në thonj varen nga kalciumi
Jemi mësuar të dëgjojmë se njollat e bardha në thonj tregojnë mungesë kalciumi, por përpara se të konsumoni djathë duhet të dini se shkaku kryesor janë mikrotraumat ose përdorimi i madh i smaltit.
Produktet natyrale janë më të mirat
Në parim po, por kjo nuk do të thotë se çdo përbërës natyral do t’i bëjë mirë lëkurës tonë. Është e nevojshme të gjeni ata të duhurit për ekzistencën tuaj.
Shampot duhet të hollohen me ujë
Thuhet se përdorimi i shumtë i shampos i shkatërron flokët, por edhe veprimi i kundërt i bën flokët të mos marrin “frymë”. Një herë në dy-tri ditë do të ishte perfekte. Pra dëmi që sjellin ka të bëjë me shpeshtinë e përdorimit të tyre sesa me hollimin me ujë.
Skrabi duhet të bëhet çdo ditë
Të bëni skrab çdo ditë do të thotë të irritoni lëkurën dhe ta privoni atë nga vajrat e vet natyralë. Ndaj, skrabin, mos e përdorni më shumë se një herë në javë.
Karbohidratet janë armiq të vërtetë
Absolutisht jo. Karbohidratet janë energji më vete për trupin tonë, ndaj janë edhe thelbësore, mjafton të mos e teproni duke kaluar nevojën e përditshme dhe të preferoni ato integrale.
Përdorimet kozmetike pengojnë frymëmarrjen e lëkurës
Një krem i trashë, ose mbingarkimi me pudër mund të pengojë disi funksionet eliminuese dhe përthithëse të lëkurës, por ato nuk pengojnë ushqyerjen me oksigjen. Nga ana tjetër, këto kremra me elementë hidrantë dhe filtra mbrojtës nga dielli kanë një rol pozitiv mbrojtës, përveç efektit parësor të mbulimit të shenjave, sëmundjeve të lëkurës ose pamjes së pëlqyeshme kozmetike që japin.
Saunat dhe banjat e avullit bëjnë mirë për lëkurën
Saunat të ndihmojnë për të rënë në peshë. Kjo ka qenë ideja më e përhapur në lidhje me këto trajtime, por tashmë dihet që kjo rënie i dedikohet sasisë së humbur të ujit në organizëm me anë të djersës, sasi kjo që rimerret menjëherë me anë të pirjes së ujit. Nuk duhet të nënvlerësohet ndikimi shumë pozitiv që kanë saunat në anën psikologjike, por sa i përket pastrimit të lëkurës ato ofrojnë pak. Te fëmijët dhe të moshuarit me probleme kardiake saunat mund të jenë shumë të rrezikshme.
Burimi: Supershendeti
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...