Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas pëson arrest kardiak
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Së pari shfaqet një njollë e përflakur e kuqe, pastaj ndjeni nevojën për të kruajtur lëkurën aq shumë sa mund t’ju duket se do të hiqni lëkurëm, e më pas kjo e fundit duket sikur ju ndizet flakë. Sëmundja e ekzemës është problemi më i përhapur i lëkurës dhe forma më e zakonshme është dermatit atopic, lloji kronik i sëmundjes.
Dermatologia Tina Bhutani nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisco thotë se ky problem lidhet me mosfunksionimin e sistemit imunitar. Kjo gjendje e bën lëkurën të thatë dhe më të ndjeshme ndaj alergeneve dhe irrituesve të jashtëm.
Duhet të dini se nga cilado formë e ekzemës të vuani, nuk ka asnjë “shërim përfundimtar”. Mjekët shpesh do t’ju japin medikamente për të ndihmuar në zbutjen e inflamacionit, por Dr. Bhutani thotë se në kushte shtëpie ju mund të bëni një sërë gjërash , në mënyrë që të mbani nën kontroll këtë problem të lëkurës.
1. Bëni dushe të shkurtra me ujë të vakët
Nëse rrini për një kohë të gjatë në ujë të nxehtë, lëkura do ju thahet së tepërmi duke rrezikuar t’ju inflamohet për shkak të kruajtjeve. të ulëta.
2. Përdorni sapunë pa aromë dhe me përmbajtje bimore për të parandaluar acarimin e mëtejshëm nga kimikatet.
3. Blini hidratante, përbërja e të cilëve është e hollë dhe nuk ka trajtën e gjalpit. Lyhuni menjëherë pasi të dilni nga dushi.
4. Provoni vajin e kokosit
Ky vaj ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore, ndaj aplikimi i tij në lëkurë, do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.
5. Mos qëndroni gjatë në ambiente qe mund të thajnë lëkurën tuaj! Gjithmonë kontrolloni lagështinë në shtëpinë tuaj .
6. Jini skeptikë rreth vitaminave dhe suplementeve pasi nuk ka asnjë studim që provon se këto të fundit veprojnë.
7. kini kujdes me regjimin ushqimor
Njerëzit me ekzemë kanë më shumë gjasa të kenë alergji ushqimore. Nëse vëreni që ushqime të caktuara si veza soje ose qumështi ju japin kruarje apo alergji duhet t’i eleminoni nga dieta . GOODHOUSEKEEPING
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...