Një dasmë tjetër organizohet sot në shtëpinë e Big Brother VIP3
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Produktet vetënxirëse përmbajnë DHA(dihydroksyacetone), i cili në kontakt me qelizat e epidermës së lëkurës ndikon në prodhimin e melaninës e si rrjedhojë lëkura jonë merr ngjyrë. Çdo ditë, nga lëkura jonë shkëputen mijëra qeliza të vdekura duke i lënë vendin të rejave, çdo 35-45 ditë epiderma jonë rinovohet krejtësisht. Duke u nisur nga ky fakt, duhet që preparatet vetënxirëse për ta ruajtur ngjyrën e lëkurës të përdoren të paktën çdo tre ditë, pas dushit. Larja e trupit nuk duhet të bëhet me ujë shumë të nxehtë dhe lëkura e trupit të mos fërkohet fort. Kremi, locionet apo xheli duhet të hapen me masazh të njëtrajtshëm në gjithë sipërfaqen e trupit që dëshirojmë t‘i japim ngjyrë. Duart duhen larë pas çdo aplikimi dhe duhet bërë kujdes që produkti të mos kalohet te pjesa e vetullave dhe qerpikëve. Duke u nisur nga kjo, kuptohet që përveç trupit këto produkte mund të përdoren edhe në pjesën e fytyrës. Mos harroni që produktet vetënxirëse të japin ngjyrë, por nuk kanë efekt mbrojtës në momentin kur ekspozohemi në diell. Ato ndihmojnë që pas aplikimit të vetënxirësit, lëkura jonë, duke marrë ngjyrë, ta ketë më të lehtë nxirjen e mëtejshme në kontakt me diellin por gjithmonë duke përdorur kremrat me filtër mbrojtës. Koha e efektit që duhet për të marrë rezultatin me vetënxirësit varion nga 45 minuta deri në 2 orë. Pas kësaj kohe do të shohim që lëkura jonë ka marrë një ngjyrë të lehtë kafe në portokalli dhe nëse do vazhdojmë lyerjen kjo ngjyrë do të vijë duke u errësuar në kafe të errët. Këto produkte nuk kanë efekte anësore pasi veprojnë vetëm në shtresën sipërfaqësore të epidermës dhe mund të përdoren nga të gjithë ata që nuk kanë kohë të frekuentojnë plazhin, pishinat ose dëshirojnë të marrin ngjyrë më shpejt para se të shkojnë në plazh.
Per Living, Elda Tomcini
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...