Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
SEKRETI I BUKURISË SË PËRJETSHME, KULTI I BUKURISË FEMËRORË TASHMË MBËRRIN NË SHQIPËRI
Historia
Gjithçka nisi në Montreux, në Alpet madhështore të Zvicrës, një vend i njohur për pastërtinë, saktësinë dhe prestigjin. Në këtë periudhë u krijua dhe shtëpia Clinique La Prairie, nga një mjek, i cili me idetë e tij revolucionare kërkonte të gjente rrugën drejt së sekretit të rinisë së përjetshme. Klinika u shndërrua në “tempullin e rinisë”, dhe mund të ndalte kohën, në kërkim të bukurisë pa kufij. Pas shumë vitesh hulumtimesh, La Praire gjeti një mënyrë për të ndalur kohën e për të zgjatur shëndetin dhe gjallërinë e jetës. Zëri dhe fama e saj pushtuan shtresat më të larta të shoqërisë evropiane.
La Praire – Shkencë + Art + Përbërës të rrallë
La Prairie u kthye në një vend të shenjtë ku koha ndalej, një trashëgimi e pastërtisë, saktësisë dhe kërkimeve shkencore
La Prairie është ikona e luksit femëror
La Prairie është laboratori i pare që bëri kërkime mbi qelizat e plakjes. Historia e tij nisi me lançimin e kremit të syrit. Krijoi produktin e parë Skin Caviar me perlat e havjarit. Me krijimin e Skin Caviar Luxe Cream - La Prairie bëri një revolucion si në lëkurë, ashtu edhe në mendësi.
Në vitin 2002 krijoi krem pudrën e parë të linjës La Prairie.
Në vitin 2005 lançoi parfumin Silver Rain – esenca e kënaqësisë femërore.
Në 2006 krijimi i Pure Gold, që përmban ar dhe kuarc.
Në 2008 lançohet një produkt i ri për hidratimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës Cellular Cream Platinium Rare.
Në 2012 Skin Caviar Liquid Lift – trajtimi i duhur për lëkurën e ditëve të sotme.
Në 2013 – Skin Caviar Luxe Sleep Mask – Më shumë se një maskë,
më shumë se një krem nate.
Kompania “Everet Group” është e pranishme në Shqipëri prej shumë vitesh, me përfaqësinë e markave të njohura në kategorinë e parfumeve, si: Cartier, Bvlgari, Marc Jacobs, Roberto Cavalli, Chloe, Calvin Klein, Davidoff, etj., si dhe në kategorinë e kremrave me: Shiseido Clarins, Lancaster, Pupa dhe së fundmi me markën në kategorinë e luksit, La Prairie në Coin – Tiranë.
Bujana Luka, përfaqësuese e këtij grupi, beson dhe falënderon konsumatorin shqiptar, që me potencialin e tyre po bëjnë të mundur që marka të tilla, mjaft të kushtueshme, të shikohen me interes nga tregu ynë. Lançimi i këtij produkti në Shqipëri çel një epokë të re të kurimit dhe trajtimit ndaj vetes, duke e ngritur tregun në nivele më të larta. Pikërisht, si një mirëseardhje mes nesh, përfaqësuesja e kësaj kompanie, organizoi një natë të veçantë në ambientet e Fusion – Coin.
Klientet më të besueshme të COIN, njerëz të njohur të artit, ekranit dhe modës, fushave të biznesit dhe marketingut, u bënë pjesë e një ceremonie festive për prezantimin në treg të këtij produkti luksoz bukurie. Ndërkohë, trajnuesja e La Prairie–së, Sanja Sinobad, i njohu pjesëmarrëset me produktin më të ri Skin Caviar Luxe Crem – Sheer, një linjë e re që po pushton femrat në të gjithë botën. Cilësia e tij po shënon një faqe të re në historinë e zhvillimit të La Prairie-së.
2015 – Një legjendë e re po vjen Skin Caviar Luxe Cream – Sheer. Produkti më i ri i linjës, në përbërje të së cilës ka ekstrakte të havjarit. Ky krem hidraton lëkurën në brendësi, duke i dhënë një ndjesi përkëdheljeje e njëkohësisht duke vepruar me efektin lifting.
E bën lëkurën më elastike.
E rigjeneron dhe i jep shkëlqim.
E hidraton duke e bërë sa më të butë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...