Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Tanimë, prej shumë vitesh, parfumi nuk është thjesht aromë, por gjendje shpirtërore dhe fizike. Studime të ndryshme shkencore kanë treguar se, parfumi mund të stimulojë gjendjen mendore e të ekuilibrojë atë emocionale. Në shumicën e rasteve, fragranca që zgjedhim të na përfaqësojë, është aroma që na sjell ndër mend një çast, një emocion, një kujtim. Aromat e Francesca Dell’Oro-s kanë lindur të jenë të tilla, pasi parfumet e kësaj marke italiane, mbartin magjinë e produktit autobiografik të krijueses së tyre, por edhe të personit që i “vesh” ato. Pas një pune kërkimore shumëvjeçare, e përkushtuar për të zbuluar aroma të reja që përkthejnë gjendjen tonë shpirtërore, Francesca Dell’Oro njihet tashmë për parfumet unike dhe ekskluzive. Për t’u dhënë formë ëndrrave, ajo përdor lëndën e parë më cilësore, delikate dhe të çmuar nga çdo cep i botës, duke i përpunuar sipas rregullave klasike të parfumerisë artizanale, por duke u dhënë edhe një prekje bashkëkohore e glamur.
Tashmë femrat i njohin mirë disa nga aromat më kuptimplota, por si të zgjedhin të duhurën, në gamën e pafund të parfumeve? Studimet thonë se ne priremi të zgjedhim aromën që është më pranë asaj të trupit tonë. E nëse femrat zgjedhin duke u nisur nga aroma, meshkujt zgjedhin duke u nisur nga pamja e ambalazhit të parfumit.
Pavarësisht nga kjo, parfumet e Francesca Dell’Oro-s janë larg klishesë së përcaktuar nga gjinia dhe secili prej tyre, është “no sex”. Ndizini shqisat dhe ndjeni aromën tuaj!
Ambrosine është parfumi i parë i kësaj marke, i cili vjen si një përqafim i ngrohtë e i çmuar, që përhapet në lëkurë e të shoqëron gjatë, duke përcjellë një ndjesi përkëdhelëse. Kjo aromë përfaqëson një moment shumë të dashur në jetën e Francesca-s: përkujdesjen e një nëne, ngrohtësinë familjare. Ky parfum të zbulon një botë sekrete e magjepsëse plot sensualitet e romantizëm.
White Plumage është parfumi që rizgjon kujtime të fshehura e intime dhe rrahje zemre, të cilave u shtohet edhe një aromë e pasur. Një aromë thuajse nostalgjike që do t’ju ftojë ta shijoni edhe më shumë të tashmen e të ardhmen
Lullaby është aroma që do t’ju hipnotizojë, si një pëshpëritje e ëmbël femërore. Një parfum që ngjason me një mori ngjyrash të gjalla, me një femër energjike, që di ta shprehë personalitetin e saj. Kjo aromë “e shkujdesur” të ngjall një ndjesi ngrohtësie.
Francine është si një ëndërr mes gjelbërimit, tokës e detit, midis Korsikës dhe Sardenjës. Ky parfum u krijua ndërsa Francesca ishte ende një adoleshente në zbulim të botës, por tashmë ka një formë moderne e aromë të pangatërrueshme.
Envoutant është një parfum i cili përjetohet si një emocion apo aventurë misterioze, që do t’ju bëjë të ndjeni nxehtësinë orientale dhe shijen e frutave dhe luleve. Kjo është aroma e rafinuar dhe e rrallë që do t’ju zgjojë shqisat dhe pasionin.
Fleurdenya është si një shpërthim lulesh. Elegancë sublime e një kopshti përrallor, që ju bën të udhëtoni në kohë. Ky parfum neoromantik me përbërës natyralë, vjen si një gërshetim i modernes me shijen retro.
Page 29 përfaqëson kontrastet e forta dhe një çast të veçantë në kujtime. Një aromë që merr ngjyrë e kuptim së bashku me kohën, me gjithë dimensionin dhe dritëhijet e saj. Një shpërthim magjepsës dhe intensiv aromash, që të jep ndjesinë e një parfumi në gjendje të transformojë ritmin e ditës.
Pra, çdonjëra nga aromat e Francesca Dell'Oro Perfum mund të interpretohet, pasi ato krijojnë një lidhje me personin, sepse, më shumë se një aromë, keni zgjedhur një realitet kompleks që rrezaton gëzim për jetën. Tashmë, këtë markë ekskluzive e gjeni edhe në Shqipëri, në parfumeritë më të mira të Tiranës.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...