Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Vera është një stinë që ngjan me një buqetë të bukur me lule, plot aroma që zgjojnë shqisat dhe ndjenjën e lirisë. Por me ardhjen e verës, fillon edhe periudha e mëdyshjes për përzgjedhjen e aromës së parfumit. Parfumi përfaqëson në njëfarë mënyre personalitetin tuaj, ai nxjerr në pah karakterin. Living sjell disa sugjerime për lexuesit e saj në lidhje me parfumet që mund t’i përshtaten karakterit të gjithsecilit.
1. Nëse keni karakter të qetë dhe dëshironi që lëkura juaj të jetë e freskët, mund të përdorni aromat e lehta dhe me shije frutash. Ju dëshironi që parfumi të përthithet nga lëkura, të jetë pjesë juaja. Parfumet e përbëra nga lulet me aromë, si irisi, jasemini, qershia, livanda janë zgjidhjet e duhura për ju!
Sugjerojmë: Fleru de Cerisier L’EAU - zgjimi i parë i pranverës. Parfumi më i ri në L’OCCITANE , me lulet e para të qershisë, i përzier me nuancat joshëse të vjollcës dhe të limontë të manaferrës e pjeprit në strehën e drunjtë të myshkut.
2. Nëse keni karakter ëndërrimtar dhe romantik, dëshironi që parfumi të shërbejë si një mbulesë që ju mbështjell nën magjinë e një flladi pranveror. Aromat e ëmbla, sidomos ato pranverore, që frymëzojnë anën romantike, janë të duhurat për ju. Këto janë aromat që përmbajnë vanilje, trëndafil, myshk, bergamot apo portokall. Sugjerojmë: Vanille & Narcisse EDT 75ml
3. Nëse keni karakter misterioz dhe sensual, mendohet të keni personalitet të fortë. Jeni aventurierë dhe me temperament të zjarrtë, prandaj pëlqeni të bëni jetë të mbushur me aktivitete dhe gjallëri. Për ju ka vetëm një zgjedhje: parfume marramendëse me qelibar dhe aromat dehëse te cajit te gjelber dhe bigarades se fresket dhe energjike. Sugjerojmë:Thé Vert & Bigarade EDT 75ml
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...