Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Ashtu si pemët dhe bimët, në pranverë lulëzojnë edhe aromat. Por si mund të zgjidhni të duhurën mes kaq shumë mundësish? Mbi të gjitha, do të dëshironim që
aroma e parfumit të qëndronte gjatë. Nëse keni edhe ju një lëkurë që nuk e mban gjatë aromën e parfumit, këtu keni disa këshilla që do t’ju vijnë në ndihmë.
PIVOINE FLORA BEAUTY MILK
Krem trupi Pivoine Flora hidraton dhe zbut lëkurën deri në përsosmëri. I pasuruar me vajin e farave të rrushit dhe gjalpë kariteje, për një hidratim që zgjat, lëkura juaj do të rigjallërohet në çast. Duke qenë i lëngshëm, përthithet lehtë dhe shpejt nga lëkura. Kështu, mbështillni trupin tuaj me aromën delikate të lules së bozhurit. Një locion hidratues që parfumon dhe hijeshon lëkurën, është zgjedhja ideale për femrën që vlerëson mundësitë dhe të mirat që ofron jeta, në mënyrën më të mirë të mundshme.
PIVOINE FLORA
Parfumi Pivoine është eliksiri i sharmit femëror. Kjo aromë është një ndërthurje e delikatesës së bozhureve me sensualitetin e manjolës, që së bashku krijojnë një aromë magjiplotë. Pagëzuar nga nimfa e bukur e Mesdheut, që sipas legjendës, zotat xhelozë e shndërruan në një lule me njëmijë petale erëmira, ky simbol bukurie, të mahnit çdo pranverë me një shfaqje marramendëse aromash.
Këshillë: Në mënyrë që aroma e parfumit tuaj të qëndrojë sa më gjatë, këshillohet përdorimi i parfumeve solide dhe kremit të trupit të së njëjtës linjë.
Parfumet solide kanë një aromë më të përqendruar, falë aplikimit të drejtpërdrejtë në lëkurë. Ata mund të përdoren në çdo pjesë të trupit dhe formati i tyre i vogël, i bën idealë për t’i mbajtur në çantë. Në mënyrë që aroma e parfumit tuaj të qëndrojë sa më gjatë, këshillohet përdorimi i parfumeve solidë. Ata kanë një aromë më të përqendruar, falë aplikimit të drejtpërdrejtë në lëkurë. Të vegjël, fantastikë për t’u mbajtur në çantë dhe të përshtatshëm për t’u hedhur në çdo pjesë trupi.
VANILLE & NARCISSE
Arratisuni në një udhëtim aromatik nga Lindja në Perëndim, me Vanille & Narcisse Eau de Toilette, e cila ofron ngrohtësinë dhe pasurinë e këtyre tokave.
Me përmbajtje të lules narcis nga Franca, kjo aromë fillimisht është tepër delikate, por më pas shpërthen për të shpërfaqur aromat e luleve dhe erëzave.
Gjithashtu është pasuruar me një dozë të butë të vaniljes nga Madagaskari. Një lëkurë e hidratuar e mban më gjatë aromën e një parfumi. Për të përmirësuar intensitetin dhe jetëgjatësinë e kësaj arome, këshillohet që të përdoret edhe qumështi i trupit me të njëjtën aromë. LIVING
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...