Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Me ardhjen e çdo sezoni të ri, parfumierët nxjerrin në treg aroma të ndryshme të lehta për t’u përshtatur me temperaturat e jashtme. Gjatë stinëve të ngrohta, aromat janë të lehta, të freskëta dhe me lule. Ato mund të hidhen direkt në lëkurë për të përhapur aromë gjatë gjithë ditës ndonëse parfumet evoluojnë në varësi të lëkurës dhe të momentit kur ne i hedhim. Parfumi zbehet paksa në fund të ditës, por gjatë drekës ne gjithmonë zbulojnë esenca të reja të tij. Një parfum tregon shumë për karakterin dhe temperamentin e një gruaje kështu që përdorimi i tij nuk duhet neglizhuar. Në varësi të karakterit, zgjidhni aromat që ju përshtaten
1. Nëse keni karakter të qetë dhe dëshironi që lëkura juaj të jetë e freskët, mund të përdorni aromat e lehta dhe me shije frutash. Ju dëshironi që parfumi të përthithet nga lëkura, të jetë pjesë juaja. Parfumet e përbëra nga lulet me aromë, si irisi, jasemini, qershia, livanda janë zgjidhjet e duhura për ju!
2. Nëse keni karakter ëndërrimtar dhe romantik, dëshironi që parfumi të shërbejë si një mbulesë që ju mbështjell nën magjinë e një flladi pranveror. Aromat e ëmbla, sidomos ato pranverore, që frymëzojnë anën romantike, janë të duhurat për ju. Këto janë aromat që përmbajnë vanilje, trëndafil, myshk, bergamot apo portokall.
3. Nëse keni karakter misterioz dhe sensual, mendohet të keni personalitet të fortë. Jeni aventurierë dhe me temperament të zjarrtë, prandaj pëlqeni të bëni jetë të mbushur me aktivitete dhe gjallëri. Për ju ka vetëm një zgjedhje: parfume marramendëse me qelibar dhe aromat dehëse te cajit te gjelber dhe bigarades se fresket dhe energjike.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...