Parfumet

Përse nuk duhet të blini kurrë parfum pa e provuar në lëkurë/ ja sekretet që i dinë vetëm ekspertët

+

paotet

Thuhet se një parfum tregon shumë për personalitetin, ndaj gjithësecili prej nesh e zgjedh këtë të fundit në varësi të karakterit (ndonëse nuk e kupton). Fragrancat kategorizohen në bazë të “notave”, të cilat konsiderohen të freskëta, florale, orientale, druri (ose Chypre) dhe e preferuara juaj përshtatet jo vetëm me tiparet por edhe me pH e lëkurës. Aroma transformohet kur hidhet në lëkurë , pra, eshte lekura juaj që aromatizon parfumin dhe jo e kunderta! Megjithatë art ii parfumosjes nuk është aq i lehtë sa mendoni: spërkateni në qafe dhe me kaq mbaroi ! Në mënyrë që të mos gaboni kur zgjidhni apo lyheni me parfum lexoni këshillat e mëposhtme:
Mos i mbani parfumet në tualet apo në vende me lagështirë. Vendet e ngrohta do të ndikojnë negativisht në cilësinë e aromës së parfumit. Fare mirë mund t’i mbani parfumet në dhomën tuaj.
Qe aroma e parfumi tuaj të jetë e njëjtë si ditën e parë mbrojeni ate nga dielli dhe drita, dy armiqte me te medhenj. Pasi hapet, parfumi keshillohet te perdoret gjate vitit.
Per te perforcuar edhe me shume aromen e parfumit tuaj perdorni produkte ekstra me te njejten arome si p.sh: krem trupi, qumesht, xhel dushi, deodorant.
Parfumosuni menjëherë pas dushit para se të visheni. Lagështia në lëkurën tuaj do të bëjë që parfumi të qëndrojë më gjatë.
Aroma e parfumit intesifikohet në momentin që vendoset tek pikat e nxehta të lëkurës sonë. Nëse do të lyeni kyçet, lëkurën pas veshit, qafën dhe gjynjtë të jeni të sigurtë që aroma juaj do të jetë ndjellëse. Living