Mirëqenie - News

Nga tmerret e Kabulit në Champions League

+

nadia
Vajza që iu arratis talebanëve bëhet yll futbolli

Në 2 janar bën 28 vjeç. Kanë kaluar thuajse 16 që kur e ëma, Hamida, pasi zbuloi se çfarë i ndodhi të shoqit, vendosi të linte Afganistanin. Kaloi kufirin, mbërriti në Pakistan me vajzat dhe për t’iu siguruar të ardhmen siguroi pasaporta false që i shërbyen për të mbërritur në Itali. Qëndruan fare pak sepse këtu i zbuloi menjëherë policia dhe i ‘ngarkuan’ në një kamion që i çoi në Danimarkë ku Nadia, duke luajtur me fëmijë të tjerë afgan në kërkim të një jete të re, nisi të krijojë ‘miqësi’ me topin e futbollit. U kuptua shpejt që ajo vajza dikur e frikësuar por kaq sulmuese në fushë, ishte e vendosur për ‘golin’ edhe nëse gjendej përpara meshkujve. U pikas shpejt nga klubet sportive për femra të zonës që e kërkuan në ekipet e tyre. Ndërkaq, në moshën e pjekurisë, morri nënshtetësinë daneze dhe nisi të luaj me kombëtaren skandinave. Është bërë tashmë një yll absolut në panoramën europiane të futbollit. Ka fituar tituj e ka luajtur në Champions League deri sa u kërkua nga kampionati amerikan i femrave. Nadia ka veshur tashmë numrin 9 të Sky Blue të New Jersey-t.

NorwayvDenmarkAlgarveCupvBpdghmNm3wl