Një tjetër manipulim; fotografia e Mbretëreshës nuk është e vërtetë!
Kjo fotografi që, siç është thënë më parë, është shkrepur në Balmoral, në gusht të vitit 20...
Nën sqetull, në gojë, në rektum apo në vesh? Të matësh temperaturën tek fëmijët nuk është shumë e thjeshtë ,për këtë arsye po ju tregojmë disa këshilla praktike në mënyrë që të zgjidhni mënyrën e duhur. Edhe pse temperatura nuk është një sëmundje, por një simptomë dhe një mbrojtje natyrale e trupit, nëse arrin në nivele të larta nuk duhet ta injoroni, por të zgjidhni mënyrën e duhur për ta ulur. Së pari, është e rëndësishme të mësoni ta matni me kujdes duke mos e ngatërruar me temperaturën e brendshme dhe atë të jashtme. Për shembull e dinit se nëse fëmija ka temperaturë më të lartë se 37'C ajo matet nën sqetull apo në rektum?
Matja e temperaturës rektale përdoret më së shumti tek foshnjat sepse është e sigurtë dhe e shpejtë.
Matja e temperaturës orale, në brendësi të gojës, përdoret shpesh tek fëmijët e moshës 2-4 vjeç dhe është një mënyrë më pak invazive.
Matja e temperaturës në lëkurë bëhet përmes sqetullës dhe përdoret tek fëmijët e rritur.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë temperatura e trupit midis 36.5-37.5’C është për t’u konsideruar normale. Në rast se ajo do të rritej është mirë që për matjen e saj të përdorni gjithmonë të njëjtin termometër dhe në të njëjtin vend. Mos harroni se temperatura e trupit ne orët e mbrëmjes është më e lartë me një gradë dhe kjo vlen edhe për fëmijët. Nëse temperatura e fëmijës arrin deri ne 40’C është e këshillueshme të flisni me pediatrin sepse temperatura shumë e lartë mund të ketë pasoja të rënda.
Kjo fotografi që, siç është thënë më parë, është shkrepur në Balmoral, në gusht të vitit 20...
Kohët e fundit po qarkullojnë shumë të pathëna rreth Princesh Dianës, të cilat ose dalin nga familja mbretërore, ose n...
Aktorja Adriana Matoshi është bashkuar me fëmijët e saj, pasi ia doli për herë të tretë të mposhtë tumorin. ...