Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
1.Bën mirë për trurin: Parandalon Alzhaimerin, pasi kombinon Omega 3-shin me vitaminën natyrale E.
2. E mban zemrën të shëndetshme: Është i pasur në acide yndyrore të pangopura që ndihmojnë në mirëmbajtjen e zemrës dhe uljen e tensionit të gjakut. Vitamina B6 që përmban avokadoja dhe acidi folik natyror, i cili ka përmbajtje të lartë folati, ndihmojnë në rregullimin e homocisteinës, e cila nëse është në nivele të larta shkakton probleme me zemrën.
3.Ndihmon shtatzëninë: Acidi folik rekomandohet gjatë shtatzënisë për të ndihmuar zhvillimin e fetusit dhe organet e tjera jetike.
4.Shëndeti i syrit: Avokado përmban leutein karotenoide, një antioksidant që mbron sytë nga mbilodhja dhe probleme që e
shoqërojnë këtë fenomen.
5.Tensioni i gjakut: Kombinimi i përmbajtjes së lartë të potasiumit te avokado, 30 % më shumë se banania, me Omega 3
dhe acidin oleik ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.
6.Niveli i sheqerit në gjak: Acidet yndyrore të pangopura që gjenden tek avokado mund të parandalojnë ose ndryshojnë rezistencën e insulinës, një burim i diabetit të llojit 2.
7.Shërben si anti-inflamator: Inflamacioni konsiderohet baza e pjesës më të madhe të sëmundjeve jo ngjitëse. Avokadot kanë bollëk flavonoidësh dhe polifenolësh fitonutrientë, që është zbuluar se veprojnë më së miri si agjentë anti-inflamatorë.
8.Parandalon Plakjen: Antioksidanti glutation ndihmon mëlçinë e sistemin nervor. Ai është përgjegjës për plotësimin dhe riciklimin e antioksidantëve të tjerë në trupin e njeriut. Është shumë i rëndësishëm për forcimin e sistemit imunitar dhe avokadoja është nga të paktët ushqime që përmbajnë sasi të lartë glutationi.
9.Tretja: Ushqyesit dhe enzimat që përmban avokado reduktojnë inflamacionin e stomakut dhe zorrëve. Sipas një studimi, njerëzit që konsumonin sallatë me avokado thithnin pesë here më shumë karotenoide se ata që nuk e konsumonin avokadon.
10. Kanceri: Avokado ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit dhe prostates
Nga Gentian Minga
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...