Një dasmë tjetër organizohet sot në shtëpinë e Big Brother VIP3
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Nëse jeni adhurues i ëmbëlsir¬ave, me siguri do të kërceni nga gëzimi pas marrjes së këtij lajmi të mirë: studimet më të fundit tregojnë se konsuma¬torët e rregullt të çokollatës kanë zakonisht një koeficient më të ulët yndyre në trup. Por, ndërkohë që thuhet se çokollata ndih¬mon për të pasur një trup të shëndetshëm, nuk është vërtetuar ende ndonjë lidhje mes ngrënies së çokollatës dhe humbjes së peshës.
Jo të gjitha çokollatat kanë të njëjtën përm¬bajtje. Çokollatat e zeza mund të jenë me fruta, por dhe versionet e hidhura mund të kenë kalori, yndyrë dhe sheqer. Një sasi e vogël çokollate e ngrënë rregullisht është pa dyshim një zakon i mirë. Hidhuni një sy të mirave shëndetësore që vijnë nga konsumi i çokollatës...
1.Çokollata mbron nga hemoragjia cerebrale
Nga një studim suedez i vitit 2011, rezultoi se femrat që konsumojnë më shumë se 45 gramë çokollatë në javë kanë 20% më pak mundësi të preken nga hemorragjia cerebrale sesa femrat që konsumojnë më pak se 9 gramë çokollatë.
2.Çokollata përmirëson funksionimin e zemrës
Një nga arsyet përse çokollata e zezë është veçanërisht e shëndetshme për zemrën është aftësia e saj për të luftuar inflama¬cionin. Kjo redukton dhe rreziqet kardiovaskulare.
3. Çokollata të ngop
“Duke qenë e pasur me fibra, çokollata e zezë ju ngop më shpejt, kështu që ju do të hani më pak”. Kësh¬tu shkruan dr. David Katz, themelues e drejtor i qen¬drës kërkimore “Prevention”, në Universitetin e Yale-i.
4.Çokollata lufton diabetin
Nga një studim italian i vitit 2005, rezultoi se ngrënia e rregullt e çokollatës rrit prodhimin e insulinës, duke reduktuar kështu rrezikun e diabetit.
5.Çokollata mbron lëkurën
Harrojini ato që keni dëgjuar se çokollata ju shkakton akne. Çokollata e zezë në fakt ju bën mirë për lëkurën. Antioksidantët flavonoidë që gjenden te çokollata e zezë, ju ofrojnë mbrojtje nga rrezet ultravi¬oletë të diellit. Por kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga kremi mbrojtës.
Vijon ne faqen e dyte
6.Çokollata qetëson kollën
Nuk ju ndalet kolla? Një përbërës i çokollatës i qua¬jtur theobromine redukton aktivitetin e nervit vagus, asaj pjese përgjegjëse të trurit që aktivizon kollën. Në fund të vitit 2010, BBC raportoi se shkencëtarët po përgatisnin nxjerrjen e një ilaçi që përmbante theo¬bromine, për të zëvendësu¬ar shurupet që përmbanin kodeinë dhe që japin efekte anësore.
7.Çokollata përmirëson humorin
Nuk mund ta mohoni që ngrënia e ëmbëlsirave ju bën të ndiheni mirë. Shijimi i ushqimit është pjesë e kënaqësive të jetës, thek¬son redaktorja e “HuffPost Healthy Living”, Dr. Patricia Fitzgerald. Konsumuesit e çokollatës gjithashtu rapor¬tojnë se ndihen më pak të stresuar.
8.Çokollata përmirëson qarkullimin e gjakut
“Kakaoja ka aftësi anti-ko¬aguluese, hollon gjakun dhe ka efekte të ngjashme me aspirinën”, shkruan doktoresha Fitzgerald. Kjo ndihmon në presionin dhe qarkullimin e gjakut.
9.Çokollata forcon shikimin
Duke qenë se çokollata përmirëson presionin e gja¬kut, veçanërisht drejt trurit, studimet në universitetin “Reading” hedhin hipotezën se ajo rrit gjithashtu pre¬sionin e gjakut drejt retinës, duke e bërë shikimin më të qartë.
10 .Çokollata të bën më inteligjent
Rritja e presionit të gja¬kut që shkon drejt trurit, i shkaktuar nga flavanoli që ndodhet në kakao, duket se i bën njerëzit të ndihen më inteligjentë dhe, sipas një studimi britanik, përmirë¬son aftësitë përllogaritëse
Shkeputur nga revista Living
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...