Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Problemet e zemrës janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë në botë. Arteriet e bllokuara çojnë në shfaqjen e hemorragjisë cerebrale dhe infarktit. Stresi, lodhja, mungesa e aktivitetit fizik apo regjimor ushqimor i varfër rrisin mundësinë e prekjes nga këto sëmundje.
Por me disa ndryshime të vogla, ju mund t’i parandaloni ato. Zbuloni në Living ushqimet që duhet t’i shtoni shportës suaj për një sistem kardiovaskular më të fortë :
1.Lëngu i portokallit - Rekomandohet të përdorni lëng të shtrydhur pasi është më i pasur në vitaminë C dhe antioksidantë, që parandalojnë presionin dhe inflamacionin arterial.
2. Frutat e thata- Frutat e thata , sidomos bajame dhe arrat, janë shumë të pasura me yndyra të mira të ngopura, vitaminë E, fibra dhe proteina.
3.Hurmat - Hurmat janë të pasura në antioksidantë dhe polinefol, një substancë që ul kolesterolin e dëmshëm (LDL )dhe sasinë e triglicerideve në gjak.
4.Çaji jeshil ose i njohur ndryshe si çaji Maça (Matcha) përmban antioksidantë vegjetalë që pengojnë absorbimin e kolesterolit gjatë tretjes. Ju ndihmon të kontrolloni peshën dhe të mbroni sistemin kardiovaskular.
5.Drithërat intergralë - Në këtë grup bëjnë pjesë makaronat integrale, orizi, kuinoa, gruri dhe tërshëra. Këta produkte ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe ndihmojnë në pastrimin e arterieve.
6. Kanellla- Një lugë çaji kanelle në ditë parandalon mpiksje e gjakut.
7.Spinaqi - Spinaqi është i pasur në fibra, potasium dhe acid folik. Të gjithë këta elemntë parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare.
8.Brokoli - Brokoli është një ndër perimet e stinës shumë i pasur më vitaminë K dhe antioksidantë që mbrojnë zemrën tuaj.
9.Avokado- Ky frut çudibërës ndihmon qarkullimin e gjakut. Një avokado mesatare përmban 4 gramë proteina dhe 11 gramë fibra.
10.Shalqiri - Shalqiri prodhon aminoacidin L-citrulina dhe prodhon oksid nitrik që ul presionin e gjakut dhe inflamacionin arterial.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...