Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Dhimbjet e gjymtyrëve nuk janë simptoma e vetme e artritit. Në shumë raste mund të shfaqen shenja të tjera shumë para se të fillojnë dhimbjet. Ka me dhjetëra lloje të ndryshme të artritit dhe secili prej tyre lidhet me një sërë simptomash të ndryshme. Gjithashtu, çdo njeri mund ta përjetojë ndryshe sëmundjen e artritit. Përse nuk duhet t’i injoroni shenjat e para të artritit? Në varësi të llojit të artirit, nëse e kapni herët, mjeku mund t’ju ndihmojë të ndaloni zhvillimin e sëmundjet. Në këtë rast mjeku mund t’ju rekomandojë disa mjekime kundër inflamacionit si dhe të bëni ndryshime në mënyrën e jetesës (dieta luan një rol të rëndësishëm në lehtësimin e dhimbjeve apo përkeqësimin më shumë të tyre).
1. Ngurtësimi mëngjesor: Për shumë njerëz, artriti fillon si ndjesi e ngurtësimit të kyçeve. Ata kanë vështirësi në përkuljen ose shtriqen e gjurit apo bërrylit. Këta persona gjithashtu e kanë të vështirë të lëvizin në njërën anë. Mjeku zakonisht e pyet të sëmurin se si i përdor duart, si vishet, hapat e para, si i mbështet këmbët, a janë të dhimbshme, lëviz lirshëm ose jo.
2. Ënjtje: Krahasoni kyçin e dorës ose gjurin e majtë me atë të djathtën. Nëse njëri duket më i fryrë apo ënjtur se tjetri dhe nuk jeni plagosur ndokund , kjo ënjtje mund të jetë shenjë e artritit. Ënjtja gjithashtu mund të shoqërohet edhe me ndjesinë e ngurtësimit të kyçeve
3. Vështirësi në lëvizje: Një shenjë tjetër e përbashkët në shumë sëmundje reumatizmale inflamatore është ngurtësimi artikular që nënkupton vështirësinë që ndjen pacienti në lëvizje pas qëndrimit për një kohë relativisht të gjatë pa lëvizur, e kjo lidhet me edemën që krijohet përreth artikulacioneve në qetësi e në momentin që fillon lëvizja likidi i extravazuar ripërthithet nga enët e gjakut. Nëse këto vështirësi në lëvizje shoqërohen edhe me dhimbje, mund të jenë duke paralajmëruar për artrit./ Burimi ''shëndeti.com''
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...