Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Le ta pranojmë: kapsllëku është gjëja më e tmerrshme që mund t'ju ndodhë, sidomos gjatë pushimeve. Por, fatmirësisht, nuk jeni të vetmit. Rreth 16% e njerëzve mbi 20 vjeç kanë simptoma të kapsllëkut, dhe gratë janë më të rrezikuara se burrat. Por e dini cilat janë disa nga arsyet përse keni probleme me jashtëqitjen, më shpesh gjatë verës krahasuar me stinët e tjera?
1.Jeni me pushime: Kur shkon në një udhëtim, gjëja e fundit që do të mendosh është nëse ndryshimet në dietë do të ndërhyjnë në sistemin digjestiv. Por, ndodh. Kur shkon në një vend tjetër dhe konsumon gjëra me të cilat nuk je mësuar, do të kesh ndryshime në zakonet e jashtëqitjes.
2.Nuk po pini mjaftueshëm ujë: Hidratimi i mirë është shumë i rëndësishëm për lehtësimin e kapsllëkut. Uji në këtë rast është shumë i domosdoshëm, dhe nuk përfshihet kafeja apo pijet e tjera të gazuara. Edhe pse mund të përmirësojnë jashtëqitjen, ato janë dehidratuese.
3.Keni ndaluar së stërvituri: Ka shumë njerëz që për një kohë të gjatë stërviten rregullisht, dhe kur ndalojnë së stërvituri zhvillojnë kapsllëk. Ndryshimet mund të ndikojnë në sisteme të ndryshme në trup, përfshirë edhe sistemin tretës.
4.Tiroidja është jashtë kontrollit: Hipotiroidizmi, një gjendje shëndetësore ku gjëndra e tiroides nuk është aktive mjaftueshëm, është një ndër shkaqet e kapsllëkut gjatë verës. Funksionimi i duhur i tiroides ndihmon në prodhimin e hormoneve që janë të lidhura me procese të ndryshme në trup, përfshirë edhe sistemin digjestiv. Nëse nivelet e këtyre hormoneve janë të ulëta, atëherë zorrët mund të dobësohen dhe ngadalësohet procesi i tretjes, duke shkaktuar kështu kapsllëk.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...