Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Sytë janë pasqyrë e shpirtit, ndërsa thonjtë pasqyrë e shëndetit. Thonjtë e petëzuar, të brishtë, të verdhë apo me njolla të bardha mbartin informacione tejet të rëndësishme për shëndetin e femrës e jo vetëm. Në këtë link mund të lexoni disa nga problemet shendetësore që pasqyrohen tek thonjtë. Por përpara se të çkodojmë këto shenja duhet të jemi të aftë të kuptojmë shkaqet dhe rrënjët e problemit. Më poshtë do të lexoni 4 arsyet përse thonjtë e duarve dhe këmbëve po shndërrohen në të verdhë.
1: Manikyri i errët
Ndryshe nga mendimi se struktura e thonjve është shumë e fortë, këto të fundit janë mjaft porozë duke bërë që të përthithin lehtësisht çfarë ju vendosni mbi to. Kur ju lyeni për një kohë të gjatë thonjtë me manikyrë të errët, pigmeti absorbohet nga thonjtë duke i dhënë atyre një nuancë të verdhë.
2: Mungesë vitaminash
Thonjtë e verdhë shihen shumë shpesh tek ata persona që vuajnë nga sëmundjet kronike të mushkërive ose nga funksionimi i dobët i mëlçisë . Mungesa e vitaminës B-12 dhe mineralit zink mund të çojë gjithashtu në zverdhjen e thonjve me kalimin e kohës.
3: Gjenetike
Kjo është jashtëzakonisht e rrallë dhe njihet si 'sindromi i thonjve të verdhë” dhe është një problem i trashëguar.
4.Duhanpirja
Duhapirja për një kohë të gjatë shkakton gjithashtu zverdhje të thonjve.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...