Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Pothuajse si çdo nënë tjetër, Skei Hanlon e pati të pamundur që të gjejë kohë për stërvitje pas lindjes së dy fëmijëve.
Nëna e dy fëmijëve, nga Melbourne, shkoi deri në 85 kg sepse konsumonte ushqime të shpejta dhe në racione të mëdha.
E zënë me punë dhe jetën familjare, 41-vjeçarja tregon se pesha e rëndë i shkaktoi edhe një dëmtim në shpinë. Pasi iu nënshtrua një operacioni në shtyllën kurrizore, financierja e kishte edhe më të pamundur që të kryente aktivitet fizik.
Pasi mori konfirmimin e mjekut për të kryer aktivitet fizik, ajo ndërmori një nismë 12-javore në palestër.
“Stërvitesha 10 herë në javë”, tregon Hanlon.
Gjatë stërvitjes bënte kardio, ushtrime force, biçikletë, vrapim dhe ngritje peshash.
“Po humbisja 1 kilogramë çdo javë. Nuk mund të ngrija pesha shumë të rënda për shkak të shpinës, megjithatë më pëlqejnë ushtrimet kardio dhe ato të forcës. Gjithçka lidhet me fuqinë e mendjes, si edhe kontrollin në atë që fut në gojë”, tregon ajo.
Pas një sfide 12-javore, znj. Hanlon – që shkoi nga masa 14 në 8 – humbi plot 15 kilogramë.
“Është mirë të dalësh tani për vrap dhe të mos e ndiesh tundjen e belit”, thotë ajo.
“Shpresoj që të nis një gjysmë maratone tjetër deri në fund të vitit”.
Dieta ushqimore e Skei
• Mëngjes: Tost i bërë në shtëpi me spinaq, vezë dhe dy lugë gjelle bollgur;
• Çaji i mëngjesit: Kafe e zezë;
• Dreka: 100 gramë mish pule dhe 70-100 gramë perime jeshile;
• Mesvakti i pasditës: Një frut dhe bajame;
• Darka: 100 gramë proteina dhe 70-100 gramë sallatë ose perime.
[Burimi: Daily Mail]/Konica
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...