Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Frutat e thata janë një prej atyre mëkateve të ëmbla që nëse do të na jepej mundësia do t'i hanim pothuaj gjatë gjithë kohës pa u penduar fare. Të pasura me shumë vlera ushqyese si acideyndyrore Omega-3, vitamina, minerale, zink, vitanima E dhe B, magnez, mangan, bakër, antioksidantë etj, ato janë një aleat i shkëlqyer për organizmin. Por, nuk duhet ta teproni, mjaftojnë 4 kokrra në ditë dhe organizmi juaj do të përballet me ndryshime të menjëhershme.
Konsumi i katër bajameve në ditë ul nivelin e lartë të kolesterolit, njohur ndryshe si kolesterioli i keq dhe ndihmon në mirëfunksionimin e sistemit të qarkullimit të gjakut.
Bajamet përmbajnë shumë vitamina dhe minerale që ndihmojnë rritjen e flokëve, parandalojnë rritjen dhe këputjen e tyre, si dhe forcojnë folikulat:magnzei dhe zinku stimulojnë rritjen e shëndetshme të tyre, vitamina E forcon rrënjët dhe majat e flokëve, kurse kompleksi i vitaminës B u jep shkëlqimin e humbur.
Bajamet janë ndër burimet më të rëndësishme të manganit krahasuar me frutat e tjera të thata. Mangani ndihmon në prodhimin e kolagjenit, një proteinë shumë e rëndësishme që ndihmon në elasticitetin e lëkurës si dhe parandalon shfaqjen e rrudhave.
Nëse jeni në kërkim të një zgjidhjeje ideale për të humbur kilogramët e tepërt, ndryshimi i parë duhet të nisë nga regjimi ushqimor. Shtoni në shportën tuaj bajamet pasi vitaminat dhe finrat e tij lehtësojnë rënien nga pesha, si dhe furnizojnë trupin me sasinë e nevojshme të acideve yndyrore Omega-3.
Antioksidantët, magnezi dhe bakri janë tre përbërësit kryesorë të bajameve që kanë një ndikim të shkëlqyer në shëndetin kardiovaskular duke lehtësuar qarkullimin e gjakut dhe penguar oksidimin e arterieve dhe venave. Gjithashtu parandalojnë goditjen në zemër dhe isheminë .
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...