Përbërjet e rrezikshme për njeriun që pluhuri afrikan solli me vete në Shqipëri dhe kudo
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...
Shumë njerëz nuk e kuptojnë rëndësinë e vitaminës D dhe nuk arrijnë të kuptojnë shenjat që paralajmërojnë mungesën e saj. Kjo vitaminë ndihmon trupin të perthithë kalçiumin, një mineral që mundëson komunikimin ndërmjet qelizave, përmirëson funksionet e aparatit tretës etj.
Ndryshe nga vitaminat e tjerë, trupi i njeriut mund të krijojë vitaminën D nga rrezet e diellit, pasi këto të fundit i kthen në vitaminë D, por gjithashtu mund të merret dhe nga ushqimet si : vajrat e peshkut, trofta, kërpudhat dhe vezët .
5 shenjat e mëposhtme paralajmërojnë mungesën e vitaminës D në organizëm:
# 1 Sistem i dobët imunutar
Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e sistemit imunitar. Ajo e bën më të fortë këtë të fundit duke na mbrojtur ndaj infeksioneve ! Siç ka thenë dhe populli ku hyn dielli, nuk hyn mjeku !
# 2 Dhimbja e kockave
Dhimbja e kockave është një shenjë e zakonshme e mungesës së kësaj vitamine pasi është vitamina D ajo që ndihmon kockat të absorbjnë kalciumin, mineralin aq shumë të nevojshëm.
# 3 Lodhje
Sindroma e lodhjes kronike dhe plogështisë lidhet pikërisht me mungesën e vitaminës D !
# 4 Luhatje humori
Çrregullimet afektiv sezonale (lexoni më shumë në këtë link mbi trishtimin dimëror) janë të lidhura ngushtë me mungesën e vitaminës D.
# 5 Psoriasis
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e lëkurës dhe sistemin imunitar. Mungesa e vitaminës D përkeqëson këtë sëmundje
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...