Guidë për shëndetin

A është i dëmshëm masturbimi?

+

mmartt
Nga Zhaklin Lekatari
Prej një kohe të gjatë kam filluar të masturbohem dhe duke kaluar kohët ma kërkon trupi që të masturbohem dhe 3 her në ditë. Nuk e di nëse është e demshme për mua kjo gjë apo jo. Nuk kam kryer asnjëher mardhënie seksuale.

Përgjigjja
Faleminderit shumë që lexoni dhe mbështesni punën që bëj. Duke u kthyer te mesazhet e shumta që më çoni rreth masturbimit, në një botë perfekte masturbimi nuk do të ishte element turpi, frikë, ose faji. Është një veprim shumë natyral, që pjesa më e madhe e specieve në natyrë e bëjnë dhe padyshim pjesa më e madhe e njerëzve bëjnë gjithashtu. Kur jemi bebe apo fëmijë, një nga veprimet e para që bëjmë, është eksplorimi i trupit. Prekim, shtrengojmë, pickojmë, ledhatojmë, dora shkon në vënde që na bëjnë të ndihemi mirë, edhe se ende nuk kuptojmë .
Fatkeqësisht pjesa më e madhe e fajit që ndjejmë buron po nga kjo fëmijëri e hershme, ose më saktë nga reagimi i prindërve apo dikujt tjetër që na ka parë gjatë ketij veprimi. Kjo nuk është e drejtë apo e shëndetshme.
Kur fëmijët prekin organet e tyre gjenitale, nuk e bëjnë në mënyrë seksuale, por më shumë si një mënyrë për të shuar, kureshtjen dhe ëndjen. Shumë shpejt atyre i kërkohet të ndalojnë, sepse është “ e keqe”, “e gabuar”, “ e turpshme”, “ e pisët” duke shtuar këtu dhe mundësinë shikimeve përbuzëse. Të gjitha këto eskperienca i japin formë asaj çka mendojmë për trupin dhe seksualitetit tonë, mënyrën se si ndihemi me veten

Gjithsesi,ajo që dua të them është që nuk ka asgjë të gabuar me masturbimin. Nuk ka asgjë të keqe të eksplorosh trupin tënd për të kuptuar çfarë të pëlqen apo jo. Nuk ka asgjë të keqe të jesh rehat dhe të kesh besim te seksualiteti yt. Nuk ka asgjë te keqë në përjetimin apo në dhurimin e një orgazme.

Benefitet e Masturbimit
Masturbimi, jo vetëm që na bën të ndihemi mirë por shoqërohet dhe me një sërë benefitesh të tjera.
– Çliron tensionin
– Ul nivelin e stresit
– Rrit aftësinë për të përjetuar orgazëm
– Lejon çlirimin e endorfinës që largon dhimbjet
– Djeg kalori
– Është një sedativ natyral
Sipas studimeve, masturbimi ndikon në përmirësimin e funksionit të sistemit imunitar, rrit rezistencën ndaj infeksioneve të gjëndrave të prostatës dhe ndoshta dhezvoglimin e rrezikut të kancerit të prostatës. Masturbimi ndihmon gjithashtu djemtë që të rrisinin kontrollin e ejakulimit duke menaxhuar me mirë derdhjen e shpejtë apo të vonuar, ( pra në përmjet masturbimit mund të mësosh që të zgjasësh më shumë ) .

Te gratë, është një mënyrë shumë e mirë për të luftuar tensionin pre-menstrual dhe kondita të tjera fizike që kanë lidhje me ciklin, siç mund të jenë dhimbja e barkut apo e shpinës. Gjithashtu ndihmon në parandalimin e infesioneve çervikale, të largojë infeksionet në traktin urinar dhe të na ndihmojë të kemi më shumë siguri dhe besim në vete dhe seksualitetin tonë. Përpos benefiteve të lartpërmëndura, masturbimi është një mënyrë e mirë , për të mësuar çfarë të pëlqen dhe çfarë nuk të pëlqen kur vjen puna te stimulimi i vetes ose gjatë përjetimit të orgazmës.

Nuk ka rëndësi gjinia, të mësosh për trupin tënd dhe si t’i japësh kënaqësi ( atij , trupit) është përgjegjësi e jotja , ashtu sikurse ti tregosh partnerit tënd se si mund të të ndihmojnë.
Sa shumë është shumë ?
Kjo pjesë i dedikohet atyre pyetjeve: “ sa herë është normale’, “ a jam normal më rri mendja vetëm aty “ , “ është normale që të masturbohem tre herë në ditë ” .

Për sa kohë masturbimi nuk ndërhyn në jetën tënde personale apo private, siç është të dalësh më shokët, ose të jesh vonë për punë, nëse nuk të pengon në përditshmërinë tënde, nuk ke nevojë të merakosesh. Shpeshtësia e masturbimit nuk është problem, nëse nuk lidhet me një problem obsesivo- kompulsiv, ku i njëjti aktivitet duhet të përsëritet disa herë .
Përsa i përket asaj që quajmë normale, në të vërtetë normalja varion nga disa herë në ditë deri në një herë në disa muaj. Duke parë që të gjthë jemi të ndryshëm, çfarë është normale për ty nuk është për dikë tjetër. Dhe si përfundim, do të shkosh në ferr a në xhehnem ? JO nuk do të shkosh. Do qërrohesh, JO nuk do qërrohesh. Do të dalin qime te dora ? Jo nuk do të dalin. Shijoje.