Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
“Arrin t’i kapni gishtat e këmbës? Është kjo pyetja që bëhet shpesh kur tema e bisedës ka të bëjë me gjendjen fizike, gjimnastikën dhe elasticitetin e trupit. “ Jo,pse duhet ta bëj? Për më tepër, jo të gjithë munden”, dëgjohet një përgjigje. Në fakt për shkak të anatomisë së trupit, një person ka më shumë vështirësi se një tjetër për të kapur majat e gishtave të këmbëve. Por të fajësosh natyrën, nuk është zgjidhja, përveç se një nga justifikimet kryesore për të shmangur përballjen me realitetin: mungesa e fleksibilitetit të trupit. Por, sa i rëndësishëm është ky ushtrim? A tregon mos realizimi i tij diçka për gjendjen fizike apo shëndetin e një personi? Një hulumtim i vitit 2015 i udhëhequr nga Dr. Kenta Yamamoto, i Universitetit të Veriut të Teksasit në SHBA, arriti në përfundimin se një trup më pak fleksibël tek njerëzit mbi 40 vjeç tregon një “ngurtësi” më të madhe të arterieve. Në një rezultat të ngjashëm arriti edhe studim i bërë nga Masato Nishiwaki, Haruka Yonemura, Kazumichi Kurobe dhe Naoyuki Matsumoto në vitin 2017. Sipas studimit, tek personat e moshës së mesme mund të reduktohet ndjeshëm ngurtësia arteriale me një rutinë streçingu që zgjat katër javë.
Pse është e rëndësishme të kapësh gishtat e këmbës? Dërgohet më shumë gjak në artikulacione, si tek ato që nuk përdoren gjatë ushtrimeve ashtu dhe tek artikulacionet e dëmtuara nga mbipesha. Falë streçingut dhe efekteve pozitive të tij, është më e thjeshtë të parandalohen lëndimet, përshpejtohet rikuperimi muskulor pas praktikimit të sportit, redukton frekuencën kardiake dhe numrin e frymëmarrjeve për minutë dhe përmirëson funksionimin e organeve të brendshme (sistemi tretës, i frymëmarrjes, endokrin). Çdo grup muskujsh kërkon një dedikim të veçantë për të arritur përfitimet më të mëdha të mundshme. Më e rëndësishme është t’i tërhiqni kur të jenë të ngrohtë pas një aktiviteti kardiovaskular.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...