Guidë për shëndetin

Çfarë (s)duhet të bëni kur ju del gjumi natën

+

gjumitut

Pagjumësia është një çrregullim, nga i cili vuajnë shumë njerëz, por më problematike sipas ekspertëve të shëndetit është kur njerëzit zgjihen disa herë gjatë natës. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga faktorë të shumë, por jemi vetë ne me veprimet tona që mund ta përkeqësojmë gjendjen, apo të flemë brenda pak minutave sikur mos të ishim zgjuar fare.Një specialist gjumi ka dhënë disa këshilla se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni nëse ju zgjoheni në mes të natës.
Të ndenjurit ulur në krevat kur ju del gjumi është një ide shumë e gabuar ! Ky veprim rrit rrahjet e zemrës kur normalja është 60 për minutë.
Një tjetër gjë që nuk duhet të bëni është të prekni telefonin me dorë. Drita blu e ekranit emeton energji që ndikon dhe redukton prodhimin e hormonit melatoninë, hormoni i gjumit.
Duhet të siguroheni që dhoma ku flini të jetë e pushtuar nga errësira dhe mos të depërtojnë zhurma të ndryshme.