Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Arterioskleroza është një ndër sëmundjet më të përhapura, por njëkohësisht edhe një ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në botë. Është një sëmundje e enëve të gjakut që sjell ngushtimin e arterieve dhe redukton transportin e gjakut në organe jetësore të tilla si zemra, truri dhe zorrët.
Të ushqyerit shëndetshëm mund të parandalojë shfaqjen e arteriosklerozës. Për këtë arsye është mirë të konsumoni një shportë ushqimore ku të mos mungojnë produktet e mëposhtme.
Hudhra: Hudhra është padyshim ushqimi më i mirë për të pastruar arteriet dhe për të reduktuar kolesterolin e keq. Është e pasur me antioksidantë, vitamina dhe kripëra minerale që forcojnë sistemin imunitar dhe pastrojnë venat.
Tërshëra: Tërshëra është shumë e pasur me fibra. Ajo arrin të absorbojë peshën e saj deri në 7 herë në ujë. Konsumi i ëprditshëm i tërshërës ul mundësinë e prekjes nga problemet kardiake.
Lëngu i shegës: Lëngu i shegës përmban më shumë okisdantë se çdo lëng tjetër natyral. Pengon veprimin e radikaleve të lira në organizëm dhe redukton yndyrën që vesh arteriet.
Molla: Molla ka një fibër shumë të rëndësishme në përmbajtjen e saj, të quajtur pektinë. Pektina arrin të ulë kolesterolin e keq në gjak. Molla përmban gjithashtu flavonoide që ul rrezikun prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.
Peshku: Peshku është i pasur me acid yndyror Omega-3. Acidet yndyrore Omeg- 3 janë acide yndyrore
Kurkuma : Kurkuma përmban një substancë të quajtur kurkuminë. Studimet e ndryshme kanë treguar se kurkumina ka një efekt mbrojtës për zemrën dhe pengon oksidimin e venave.
Spinaqi: Spinaqi është shumë i njohur për vetitë e tij pozitive në organizëm. Përmban vitaminë A dhe C dhe arrin të reduktojë kolesterolin e keq në gjak, si dhe të mbrojë zemrën.
Living
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...