pierre cardin2

Guidë për shëndetin

Cili është më i rrezikshëm për shëndetin, qëndrimi ulur apo në këmbë?

+

standingdf

Secili prej nesh pjesën më të madhe të ditës e kalon ulur në karrige. Tetë orë në ditë i kalojmë në zyrë, ulur para kompjuterit, pastaj, edhe kur kthehemi në shtëpi, udhëtojmë me makinë ose autobus dhe sërish jemi të ulur. Edhe kur shkojmë në shtëpi, dalim për një drekë apo kur duam të informohemi për të rejat e fundit, përsëri rrimë ulur, para kompjuterit ose me telefon në dorë, duke eksploruar faqe të ndryshme interneti.
Statistikat tregojnë se disa prej nesh qëndrojnë ulur mesatarisht dhjetë orë në ditë. Por cilat janë pasojat e të qëndruarit ulur për një kohë kaq të gjatë?
Studiuesit kanë arritur në përfundimin se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme të mëdha shëndetësore, si: kërrusje, humbje të elasticitetit apo dhimbje të kyçeve dhe
të shpinës, tension të lartë, sëmundje kardiovaskulare, obezitet, diabet të Tipit 2 dhe një rrezik më të madh për t’u prekur nga kanceri. Kërkimet për jetën sedentare kanë treguar se qëndrimi ulur ishte shkaku i rreth 90 % të rasteve të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare.
A është qëndrimi në këmbë zgjidhja më e mirë për shëndetin?
Nëse problemi lidhet me qëndrimin ulur, atëherë lind pyetja: A mund të jetë qëndrimi në këmbë zgjidhja? Në përpjekje për të luftuar problemet e mundshme shëndetësore të punonjësve që rrinë gjatë gjithë ditës ulur në karrige, disa kompani largpamëse kanë vendosur tavolina të modifikueshme për të qëndruar në këmbë, në mënyrë që punonjësit të punojnë ose ulur, ose në këmbë.
“Nëse rri në një pozicion gjatë gjithë ditës, nuk është se do të jesh më mirë nga ç’ke qenë më parë. Thjesht do të jesh më i lodhur dhe më i mpirë, - thotë dr. Xhejms Levine. - Ç’kuptim ka të rrish në këmbë, kur edhe kështu e shtyp trupin njësoj sikur je ulur?”
Problemi nuk qëndron te qëndrimi ulur apo në këmbë, por te të ndenjurit në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë dhe në mënyrë të vazhdueshme. Muskujt i përshtaten pozicionit që rrini më shumë, duke bërë që ata të ngrijnë, çka sjell lëvizje më të vogla të nyjave. Kjo ngrirje e muskujve dhe e nyjave mund të çojë në ngushtim të mureve arteriale. Atëherë, cila është zgjidhja? Lëvizni sa më shumë të mundeni.