Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Miliona njerëz në botë vuajnë nga problemet e dëgjimit dhe këtu nuk përfshihen vetëm të moshuarit; mes moshave 18 dhe 50 vjeç, më shumë se 18% prej tyre nuk dëgjojnë si duhet. Përveç infeksioneve të ndryshme dhe sëmundjeve të veshit që përbëjnë shkaqet kryesore të ipoacusia-s, reduktimit të dëgjimit, në rritje është dhe numri i personave që vuajnë nga socioacusia, ose thënë ndryshe, deficiti që pëson dëgjimi nga zhurmat e mëdha të ambientit që na rrethon dhe presbiacusia, pasojë natyrale e moshës së mesme. Pra, me kalimin e viteve dhe moshës, edhe dëgjimi preket: presbiacusia, prek 1 në 3 persona mbi 60 vjeç. Por shenjat e para mund të shfaqen që në 40-50 vjeç, mbi të gjitha nëse janë nënvlerësuar problemet e hershme.
Nuk duhen kaluar zhurmat mbi 80 decibel
Kufiri i zhurmës së vazhdueshme duhet të jetë 80 deri në 90 decibel. Për fat të mirë, përveç zhurmave të trafikut, është pothuajse e pamundur të tejkalohet ky kufi në mënyrë të vazhdueshme; edhe në afërsi të aeroporteve dhe autostradave, ku ndër të tjera instalohen panele të veçantë për zbehjen e zhurmës. Natyrisht që muret e shtëpive të sotme nuk janë aq të fortë sa ata të dikurshmit dhe lejojnë të depërtojë më shumë zhurmë, por jo aq sa të shkaktojnë shurdhim. Pra, nuk është nevoja të izolojmë tërësisht shtëpinë. Ka nga ata njerëz që zgjedhin variantin me dopio xham për të shmangur sa më shumë depërtimin e zhurmave të brendshme që shpesh edhe mund të jenë bezdisëse. Por ato nga të cilat duhet të ruheni më shumë janë argëtimet e zhurmshme si diskoteka apo kinemaja. Nëpër lokalet e natës zhurmat arrijnë edhe në 100 decibel; nëse ekspozohesh ndaj këtyre zhurmave për pak orë, veshi lodhet dhe dëgjon pak keq (me hope), por e gjitha kjo priret të zhduket brenda një hapësire kohore prej 14-16 orësh. Por nëse i frekuenton shpesh këto ambiente, për shembull disa here në javë, qelizat e dëgjimit dëmtohen përfundimisht. Fillimisht mund të dëgjoni si fërshëllima në vesh, herë pas here dhe dhimbje koke. Më pas këto ankesa kalojnë, por ju nisni të dëgjoni gjithnjë e më pak. Përfundimisht, gjëja më e mire që mund të bëni është të reduktoni frekuentimin e lokaleve me akustikë të lartë dhe në rastet kur shkoni duhet të qëndroni sa më larg altoparlantëve; këtë gjë duhet ta keni parasysh dhe kur shkoni në kinema. Një tjetër kategori e kërcënuar nga ipoacusia është dhe ajo e njerëzve që punojnë në ambiente me zhurmë konstante, si p.sh. fabrika, lokale nate etj.
Shkëputur nga revista Living nga Gentian Minga
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...