Vendimi i ri që pritet të kufizojë hyrje-daljet në Greqi, ja cilët individë prek
Greqia pas datës 30 mars 2024, do të kufizojë hyrje-daljet me Shqipërinë. Të gjithë emigrantët që kanë...
Tingëllon dëshpëruese por ajo që ka lajmëruar së fundmi Shoqata Amerikane e Kancerit është se Melanoma, që është edhe kanceri më agresiv i lëkurës, është sëmundja që po prek gjithmonë e më shumë edhe të rinjtë. Statistikat e fundit shkencore të kësaj Shoqate, e kanë renditur Melanomën si kancerin e dytë më të zakonshëm tek fëmijët dhe adoleshentët, si dhe tek të rinjtë nën 30 vjeç, dhe për më tepër vdekjeprurës në rast se nuk kapet herët. Vlen të theksohet që më të
1 në tre kancera të diagnostikuar në botë është kancer lëkure dhe vlerësohet se 1 në 50 persona (meshkuj & femra) do të preket nga Melanoma gjatë gjatë jetës së tij/saj. Prandaj dhe është shumë e rëndësishme ndërgjegjësimi i popullatës mbi mbi këtë sëmundje dhe sidomos mbi rëndësinë që ka kryerja e kontrolleve rutinë në parandalimin e këtij lloj kanceri. Në të gjithë botën, muaji Maj konsiderohet si muaji i ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të lëkurës. Dermatologët e shohin situatën alarmuese pasi ndërgjegjësimi për njohjen e shenjave dhe faktorëve të rrezikut të një prej formave më agresivë të kancerit të lëkurës siç është Melanoma mbetet i ulët, ndërsa kontrolli i tyre jo gjithmonë bëhet nga mjekë profesionistë kompetent të fushës. Kirurgu Plastik & Rikonstruktiv, Dr. Fotis Filippos Karantonis nga Qendra Anassa nga Hygeia sjell një të dhënë bindëse për këtë.Një studim i kryer së fundmi nga ekspertë të fushës në Greqi mbi Melanomën, (si vend mesdhetar dhe me diell në pothuajse 365 ditë të vitit ) në një kampion prej 10,000 personash, të përzgjedhur në mënyrë rastësore, rezultoi se 2% (pra 2,000) e personave të ekzaminuar për lezione të lëkurës u diagnostikuan me suspekt (dyshim) për Melanomë. Por ekzaminimi në laborator i materialit të marrë (biopsia), si e vetmja procedure 100% e sigurt për të arritur në diagnozën e saktë dhe përfundimtare, rezultoi që vetëm 1,000 prej këtyre rasteve ishin melanomë malinje. Nëse këto ekzaminime do të kryheshin nga mjekë jo specialist të fushës dhe pa eksperiencë, ky rezultat mund të përgjysmohej, prandaj është e një rëndësie vitale zgjedhja e Qendrës dhe mjekut ku do të kryejmë kontrollin e nishanve sepse profesionalizmi dhe eksperienca e mjekut luajnë rol vendimtar në përcaktimin e një diagnoze të saktë. Në analogji me Greqinë, edhe Shqipëria,(si një vend gjithashtu mesdhetar dhe me diell), vlerësohet se mund të ketë një përhapje të konsiderueshme, me rreth 1,000 raste në vit me kancer të lëkurës.
Ky nuk është aspak një parashikim optimist duke marrë në konsideratë faktin që shqiptarët i injorojnë shumë shenjat apo faktorët e rrezikut të këtij lloj kanceri. Doktori juaj do t’ju thotë: “jeni me fat që e kapët herët”, dhe kjo nëse vërtet do i kushtoni vëmëndje një diagnostikimi të shpejtë. Sipas Dr. Fotis Filippos Karantonis, melanomat malinje zhvillohen 30% në nishanet ekzistuese dhe 70% në nishanet e rinj. Melanomat sipërfaqësore kanë një prognozë prej 95% shanse për mbijetesë, por kjo përqindje bie në 80% mundësi mbijetese nëse melanoma malinje diagnostikohet në fazat e hershme të saj, pra në stadet I ose II. Po nëse diagnoza vonohet dhe sëmundja kapet në stade të avancuara, ju do të keni mundësi mbijetese vetëm 10-20% .
KANCERI I LËKURËS ËSHTË I PARANDALUESHËM, POR ÇFARË DUHET TË DIMË?
Kanceri i lëkurës në të shumtën e rasteve nuk shoqërohet me simptoma të dukshme apo me dhimbje, por mjekët sigurojnë se është i plotësisht parandalueshëm.
Në Spitalin Hygeia, Njësia për trajtimin e Kancerit të Lëkurës, e ngritur në Qendrën e Kirurgjisë Rikonstruktive & Dermatologjisë, Anassa nga Hygea, është e specializuar kryesisht në diagnostikimin dhe trajtimin e Kancerit të Lëkurës si dhe në kontrollin e Nishaneve. Kjo Njësi disponon teknologjinë e gjeneratës së fundit si për kontrollin e nishaneveashtu edhe për heqjen e tyre. Kontrolli i nishaneve në këtë Qendër realizohet me aparaturën më bashkëkohore në treg, Dermatoskopi FotoFinder, i cili mundëson hartëzimin e nishaneve me një precizion dhe saktësi maksimale dhe ruajtjen e këtyre imazheve në kohë, gjë që çon në diagnozë të saktë të çdo rasti. Kjo teknologji bashkëkohore ndërthuret bindshëm edhe me profesionalizmin dhe eksperiencën e mjekëve dermatologë & kirurgë, të specializuar dhe të trajnuar në Qendrat e Melanomës më në zë të Europës duke garantuar sukses në diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve. Secili nga ne duhet të dijë që ekspozimi i tepërt në diell apo djegia nga dielli në moshë të vogël (para moshës 18 vjeç) dyfishon shancet për tu prekur nga Melanoma. Pasja e një lëkure të bardhë, flokë dhe sy me ngjyrë të celët paralamërojnë gjithashtu një mundësi më shumë për ta zhvilluar atë, por mjekët e Spitalit Hygeia tërheqin gjithashtu ëmendjen se nëse keni nishanë:
» me formë asimetrike
» diametër më të madh se 6 mm
» kufij të çregullt
» ndryshim të papritur të formës,
ngjyrës apo përmasave të nishanit
» histori familjare me Melanomë atëherë fryma duhet mbajtur pa as më të voglën neglizhencë për tu kontrolluar nishanet në Qendra të specializuara për Melanomën, sepse diagnostikimi i saktë dhe në kohë shpëton jetë.
Kontrollo nishanet, parandalo Melanomën!
ANA S S A n g a HYGE I A
Facebook:
www.facebook.com/anassangahygeia
Instagram:
www.instagram.com/anassangahygeia
Tel: + 355 04 23 90 000
Spitali Hygeia Tiranë
Fotis Filippos Karantonis PhD, MSc
Kirurg Plastik & Rikonstruktiv/
Qendra Anassa nga Hygeia
Greqia pas datës 30 mars 2024, do të kufizojë hyrje-daljet me Shqipërinë. Të gjithë emigrantët që kanë...
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjt...