Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Nëse e tejkaloni dozën e sheqerit dhe të ëmbëlsirave që hani gj atë ditës, përdorni këto taktika të thjeshta për të ndaluar. Blini versionin pa sheqer: Nuk ka rëndësi se çfarë produkti po blini, nëse keni mundësi zgjedhjeje duhet të kontrolloni për atë version që nuk ka sheqer. Kjo nuk do të thotë se produkti nuk e përmban sheqerin natyral, por që atij nuk i është shtuar sheqer nga prodhuesi. Bëni pazar pasi të keni ngrënë
Duket e lehtë të bëni zgjedhje të shëndetshme për veten, derisa ju shkelni në një supermarket. Nëse jeni të uritur, logjika juaj ka gjasa të zhduket dhe të bëni zgjedhje që mund të dëmtojnë përpjekjet tuaja për të ruajtur një trup sa më në formë. Konsumoni çaj:Herën tjetër që do t’ju shkojë mendja për një ëmbëlsirë, “mashtrojeni” veten me një filxhan çaji. Menta, xhenxhefili, kanella dhe çaji i malit ju ndihmojnë shumë të largoni dëshirën për ëmbëlsira. Një lugë mjaltë po ashtu do të funksionojë si një mënyrë e mirë për ngrënë sheqer natyror dhe të shëndetshëm. Shikoni me kujdes emërtimet
Ka mbi 56 emra të ndryshëm për sheqerin e shtuar në ushqim, përfshirë shurupin e misrit me fruktozë të lartë, shurupin e orizit ngjyrë kafe apo çdo gjë tjetër që ka prapashtesën “ose”. Nëse disa forma të ndryshme të sheqerit shfaqen në etiketë, mendoni dy herë përpara se ta bëni atë produkt të rregullt në dietën tuaj. Mund të jetë shumë më pak i shëndetshëm nga sa mendoni.
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...