A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Djersitja është procesi i nxjerrjes së lëngjeve jashtë trupit, nëpërmjet gjëndrave të djersës dhe kontrollohet nga sistemi nervor simpatik. Tek njerëzit këto ndodhen pothuajse në të gjithë trupin. Djersa përbëhet nga ujë, kripëra minerale dhe acide (mbetje) të ndryshme.
FUNKSIONET KRYESORE TË DJERSITJES JANË
• Rregullimi (ulja) i temperaturës së trupit
• Nxjerrja e substancave të panevojshme
• Komunikimi jo verbal me gjitarët e tjerë
Ky i fundit siguron të dhëna të ndryshme për individët e tjerë mbi gjenetikën e individit, nivelin hormonal kryesisht seksual por edhe emocionet e momentit (frika, ankthi, inati, etj). Një karakteristikë e qytetërimit njerëzor është mbulimi i këtyre sinjaleve natyrore me aroma të tjera, nëpërmjet produkteve kozmetike. Një njeri i rritur, në bazë të kushteve të ndryshme, mund të djersitë nga 0.5-10 ose më shumë litra në ditë. Çrregullimet e procesit të djersitjes janë të ndryshme. Ato mund të paraqiten si mungesë e djersës, djersitje e pakët, djersitje e shtuar apo e përqendruar në disa pjesë të trupit, apo djersitje më e madhe se ç’duhet. Shkak për një djersitje më të madhe se ç’duhet, mund të jetë një sëmundje apo çrregullim i sistemit nervor qendror, periferik, apo sistemit endokrin. Te gratë, një shkak për djersitjen e shtuar është edhe menopauza. Shpeshherë djersitja e shtuar është edhe rezultat i tensioneve psikike. Në këto raste ajo quhet djersitje emotive. Gjithsesi, në shumë raste dhe pavarësisht shkaqeve, djersa e tepërt na bën të ndihemi në pozitë të vështirë (që nga ana tjetër mund të na bëjë të djersitim akoma dhe më shumë). Nuk janë të paktë personat që duke pasur përqendrim të lartë të djersës në duart e tyre, nuk guxojnë të takojnë të tjerët. Po ashtu, edhe ata të cilët prania e njollave të lagura poshtë sqetullave i vë në siklet. Të gjitha këto, në stinës e verës, shumëfishohen.
Mund t'ju interesojë gjithashtu artikulli : Dy metoda natyrale për të shmangur djersitjen e tepërt
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...