Guidë për shëndetin

Fërkoni barkun me këtë përzierje vajrash për shtatë ditë dhe shikoni çfarë do të ndodhë

+

vairwer

Deri tani kemi menduar se kemi një tru dhe ai është në kokën tonë, por prej shkencëtarëve po del që kemi edhe një tru të dytë, i cili është në zorrën tonë, ku jetojnë 100 trilion baktere dhe 10 herë më shumë mikroorganizma të tjera. Kurse trupi ynë, ka 10 trilion qeliza. Nga ky raport shihet se ne si qenie, jemi 10 % njerëzorë dhe 90 % baktere. Këto baktere krijojnë farmacinë tonë. Në shkencën e vjetër është menduar se serotonina, neurotransmetuesi që na bën të lumtur e të ndihemi të përmbushur, krijohet në tru. Tani, është vërtetuar se serotonina krijohet 95 % në zorrë, 1 % në tru dhe 4 % në pjesë të tjera. Pra, në thelb, po ta mirëmbajmë këtë organ, ai do të na mirëmbajnë neve. Nëse ky organ (zorra) inflamohet, inflamacioni është burim i të gjitha sëmundjeve, sepse numri i neuroneve që gjenden në zorrë është i njëjtë me numrin e neuroneve që gjenden në tru dhe komunikojnë direkt me trurin. Kjo do të thotë që inflamacioni i zorrës është inflamacion i të gjithë trupit dhe për rrjedhojë, shkak i të gjitha sëmundjeve”.
Shkëputur nga Revista Living 28, Hetem Ramadani

PËR TË QETËSUAR...
Nëse doni të luftoni dhimbjen e barkut, masazhoni 2-3 herë në ditë barkun me këtë përzierje:
1 lugë vaj ulliri, 7 pika vaj esencial kumin i zi (analgjetik) 5 pika vaj finoku (antimeteorizëm) dhe 5 pika vaj borziloku (freskues, tretës dhe antikalbëzues). LIVING