Nutricionistja Diola Dosti bën publike videon plot puthje e prekje me partnerin e ri
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
F.R është një zonjë 67-vjeçare nga Kosova. Prej 15 vitesh, ajo vuante nga diabeti i tipit 2 dhe deri para pak javësh ishte në gjendje shumë të rënduar, gjatë së cilës merrte edhe 6 kokrra në ditë kundër sëmundjes. Niveli i sheqerit të saj në gjak varionte nga 15 deri 20 milimol për litër, që konsiderohet një stad shumë i avancuar i diabetit. Zonja vendosi të niste regjimin që z. Hetem Ramadani rekomandon për këto raste pacientësh dhe, pas pesë javësh, niveli i sheqerit në gjak arriti 4.8 milimol për litër. Ky është parametër ideal, që tregon se diabeti nuk ekziston më. Sipas z. Ramadani, i cili ka ndjekur këtë rast, por dhe të tjerë, vërtetohet se diabeti nuk është sëmundje e pashërueshme, por një problem insuline në trup, që mund të korrigjohet.
ISOBEL MURRAY:
Ja dieta me të cilën mposhta diabetin Ditët e fundit, BBC ka publikuar rastin e Isobel Murray, një zonje 65-vjeçare, obeze, e cila vuante nga diabeti i tipit 2. Për 17 javë, Isobel u vendos në një regjim të fortë ushqimor, duke konsumuar 4 vakte të lëngshme në ditë, dhe arriti që nga 110 kilogramë që kishte, të hiqte 25. Për pasojë, ajo nuk kishte më nevojë të përdorte ilaçet kundër diabetit.
“Më duket sikur kam lindur për së dyti, - thotë Isobel. - Më parë, niveli im i sheqerit në gjak ishte shumë i lartë dhe çdo herë që shkoja te mjekët, ata më rrisnin dozën e ilaçeve. Shoqata e Bamirësisë për Diabetin në Britaninë e Madhe, thotë se ndryshimi i regjimit ushqimor që Isobel ka bërë, ka mundësinë të ndihmojë miliona pacientë. Ndërkohë, rezultatet e këtij trajtimi janë botuar edhe në “Lancet Medical Journal”, revista më e madhe shkencore në botë. Ato tregojnë që 46 % e pacientëve që vuajnë nga diabeti, të cilët u futën në këtë regjim, pas një viti patën një përmirësim të jashtëzakonshëm. Prof. Roy Taylor, nga Universiteti “Newcastle”, tha për BBC: “Ky është një moment historik, pasi deri më tani është menduar se diabeti i Tipit 2 ka qenë i pashërueshëm.”
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...