Albano Bogdo tregon historinë e dashurisë me partneren 9 vite më të madhe: Vajzat më duan se jam i pasur
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Hemorroidet, njohur ndryshe në gjuhën e përditshme populore si ‘’majasëlli’’, janë ndër patologjitë më të shpeshta që shfaqen tek të gjitha grupmoshat. Ato janë struktura vaskulare të pjesës së fundit të zorrës së trashë (rektumit), në nivel të daljes së jashtme të anusit. Hemorroidet klasifikohen në dy kategori, në hemorroide të brendshme dhe në hemorroide të jashtme.
Shtatëzania, mosha, kapsllëku kronik, diarreja, stili i jetesës, veçanërisht regjimi ushqimor, si dhe sëmundje të ndryshme ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje, e cila bën që venat përreth anusit ose pjesës së poshtme të rektumit të jenë të fryra dhe të skuqura. Dhimbja dhe vështirësitë në jashtëqitje e gjakrrjedhja janë ndër simptomat karakteristike që paralajmërojnë praninë e hemorroideve. Në rastet kur neglizhohet kujdesi mjekësor që në stadet e para të shfaqjes së sëmundjes, trajtimi mund të përfundojë në kirurgji.
Trajtimi i hemorroideve ndryshon në varësi të shkallës së sëmundjes. Natyra ofrojnë zgjidhje të shkëlqyera për hemorroidet. Zbuloni disa prej tyre.
• Aloe Vera Gel – Aloe Vera Gel ka veprim anti-inflamator, qetësues, tonik dhe shtrëngues. Ndihmon në trajtimin e plagëve të hapura të hemorroidëve.
• Lule Kalendula (Calendula officinalis)- Nëse pini çaj kalendule luftoni ulçerën, gastritin, inflamacionet e zorrës së trashë dhe hemorroidët.
• Vaj Jojoba dhe gjalpi Shea – Keto dy produkte kanë veti anti- inflmatore, dezinfektuese dhe purfikuese.
• Vaj esencial i mentes - Ky vaj jep freski dhe lehtësim të menjëhershëm.
• Gështenja e egër (Aesculus hippocastanum)- Gështenja e egër ka dy përbërës active që përfshijnë saponinën dhe taninën, të cilat kanë veti anti-inflamatore.
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...