Guidë për shëndetin

Inagurohet Spitali Amerikan 3, infrastruktura më moderne në Ballkan

+

fjalaekryemistir

Prej më shumë se 10 vitesh Spitali Amerikan i ka ofruar të gjithë shqiptarëve e jo vetëm shërbimet spitalore të një standardi të lartë dhe më të mirë në vend. 

Rrjetit të Spitaleve Amerikane në Shqipëri dhe Kosovë, tanimë i është shtuar edhe Spitali Amerikan 3, si një investim kolosal në fushën e mjekësisë në vend; por mbi të gjitha vendi i duhur i rradhës për të trokitur dhe gjetur zgjidhje për shëndetin e çdo qytetari vendas apo të huaj, nga rajoni e më gjerë.
I vlerësuar si investimi më i madh në sistemin shëndetësor në vend dhe me infrastrukturën më moderne në Ballkan, Spitali Amerikan në Tiranë, vjen me një një godinë të re, duke u bërë i treti filial në Tiranë, pjesë e këtij rrjeti spitalor i poziconuar pranë zonës së Kombinatit në rrugën “Sabaudin Gabrani” .
Godina më e re, me një sipërfaqe prej 25.000 m2 ofron për pacientët 200 shtretër pacientësh në total, 7 salla operatore dhe 2 koronarografi e që prej ditës së sotme, kur është bërë dhe inagurimi i kësaj godine, do të jetë në shërbim të pacientëve që do të drejtohen për të marrë shërbime apo ekzaminime në Spitalin Amerikan 3.
Personelit të këtij spitali i janë bashkuar mjekët më profesionistë nga vendi dhe bota si Italia, Greqia, Anglia, Gjermani, Turqia, deri dhe Amerika, numri i të cilëve ka arritur në 1100 vetëm në Tiranë.
Qellimi i stafit të Spitalit Amerikan nuk është i përqëndruar vetëm në cilësinë e shërbimeve të ofruara por një rëndësi të madhe i jepet dhe promoconit. Ofertat dhe paketat e ndryshme nuk mungojnë, në mënyrë që gjithëkush të ketë mundësinë të kontrollohet e të parandalojë sëmundje të ndryshme.
Në inagurimin e këtij spitali nuk munguan dhe figura kryesore të shtetit si Kryeministri i vendit Z. Edi Rama dhe Ministria e Shendetesise Olgerta Manastirliu. Në fjalën përshëndetëse Kryeministri pohoi se shteti shqiptar ka hapur rrugën partneritetit me sektorin jopublik të shëndetësisë në vend, duke bërë të mundur rimbursimin e pacientëve, nevojat e të cilëve nuk mund të plotësohen në sektorin publik.