Guidë për shëndetin

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini më shumë se dy kafe në ditë

+

kafejaaa

Të gjithë e duam kafen për arsye të ndryshme, sepse na ndihmon të jemi aktiv, të zgjohemi më lehtë nga gjumi apo thjesht sepse pas një kohe të caktuar në bëhet diçka e pashmangshme. Por si ndikon ajo në trupin tonë? Një nga efektet e saj është rritja e përqendrimit. Aftësia e saj për të përmirësuar kujtesën bazohet në një studim mjaft të ri. Sipas revistës Nature Neuroscience, "Kafeina ka përmirësuar performancën  e kujtesës 24 pasi e kanë pirë persona të caktuar.  Ky studim doli në përfundimin se konsumi i kafeinës rrit konsolidimin e kujtimeve afatgjata tek njerëzit. Siç rezulton, atletët përfitojnë nga të mirat mendore dhe fizike që vijnë nga kafja. Sipas Witherspoon, "Kafeina shoqërohet me përmirësimin e performancës fizike, sidomos në stërvitje aerobike. Por ka dhe të metat e saj. Së pari, nëse konsumohet një kafe më shumë se sa jeni mësuar, disa individë mund të përjetojnë efekte anësore negative të tilla si ankthi, paniku, gjumi i shqetësuar, pagjumësia dhe varësia e kafeinës. Simptoma më e shpeshtë është dhimbja e kokës. Nëse kolesteroli është diçka për të cilën shqetësoheni, atëherë kini kujdes dhe nga kafeja që pini. Kafja juaj përbëhet nga një sasi e dukshme më e lartë të kolesterolit.