Foto/Britney Spears shfaqet nudo nga pushimet e fundit
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Studimet e shumta kanë treguar se të fjeturit në anën e majtë, siç mund t’ju ketë rekomanduar gjyshja, nuk është vetëm një përrallë e kohëve të vjetra, por ka në të vërtetë përfitime shëndetësore. Ja disa arsye përse duhet të flini në anën e majtë.
• Për gjumë më të mirë gjatë shtatzënisë
Gratë shtatzëna duhet të flenë në anën e majtë që të mos ushtrojnë presion në mitër si dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut tek fetusi. Ky pozicion i ndihmon ato që të flenë më mirë dhe lehtëson dhimbjet e shpinës.
• Ndihmon në pastrimin e enëve limfatike
Të fjeturit në anën e majtë lejon trupin të filtrojë sa më mirë lëngjet limfatike nëpërmjet gjëndrave që gjenden më shumë në anën e majtë të trupit.
• Përmirëson tretjen
Të fjeturit në anën e majtë mundëson kalimin e shpejtë të ushqimeve nga stomaku në zorrën e trashë.
• I bën mirë zemrës
80% e zemrës së njeriut është në anën e djathtë të trupit, prandaj është e rëndësishme që të flini në anën e majtë që të mos pengoni në funksionimin e këtij organi. Nëse flini në anën e majtë zemra do të pompojë me lehtësisht dhe gjaku do të qarkullojë më mirë.
• Redukton urthin në stomak
Të fjeturit në anën e majtë mund të ndihmojë gjithashtu në reduktimin e niveleve të acideve në trup. Nëse flini në anën e gabuar, atëherë acidet në stomak mund të kalojnë në ezofag, duke shkaktuar rritje të urthit në stomak dhe shqetësime të tjera. Kjo ndodh pasi stomaku anon më shumë në anën e djathtë të trupit.
Living
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...