Guidë për shëndetin

Këputje, dhimbje kyçesh, njolla të errëta në lëkurë, shenjat që mëlçia s'po filtron helmet e trupit

+

melciatet

Mëlçia ëhtë motori i trupit të njeriut, organi që kujdeset për të mbajtur organizmin sa më pastër dhe të filtrojë të gjitha toksinat e dëmshme. Nëse mëlçia çhelmon trupin nga toksinat, është në dorën tonë që një herë në kaq kohë ta pastrojmë ne këtë të fundit nga mbetjet. Mëlçia jo vetëm që vepron si një filtër për gjakun tuaj, por prodhon hormone, ruan energji dhe krijon enzima që tresin ushqimet e konsumuara, procese të cilat ndalojnë së kryeri kur mëlçia nuk funksionin si duhet. Shkaqet e zakonshme të problemeve të mëlçisë janë të ndryshme e ndër to përmendim format e hepatitit si ai C apo B, pirja e tepruar e alkoolit , cirroza e mëlçisë, yndyrosja e tepert etj (lexoni me shume per kete problem ne kete artikull). Kryesisht këto sëmundje kategorizohen si të heshtura, falë simptomave deri diku misterioze, por shenjat e mëposhtme do t’ju bëjnë të kuptoni nëse mëlçia juaj funksionon apo jo si duhet.
Dhimbje të barkut, të përziera, të vjella, lodhje dhe humbje e oreksit janë të gjitha simptomat të ndërlidhura të mëlçisë së sëmurë, veçanërisht të hepatitit autoimun. Lëkurë e zverdhur apo sy të zbehur. Dhimbje të kyçeve. Njolla të errëta në lëkurë, sepse mëlçia juaj nuk është duke pastruar gjakun.
Regjimi i pashëndetshëm ushqimor, stili i jetesës e faktorë të tjerë të brendshëm ndikojnë në funksionet e këtij organi duke ngadalsuar proceset jetike për ne. Në mënyrë që të parandojmë të gjitha këto çfarë thamë, duhet të përfshini përzierjen detoksikues që do të pastrojë mëlçinë (lexojeni receten ne kete link) dhe të hani ushqime si: Hudhra, qitro, perimet e gjelbra, avokado, arra, shafranin e Indisë etj. LIVING