Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Të gjatë, të shkurtër, me onde apo të drejtë ! Flokët për femrat nuk janë thjesht një tufë fibrash, por një shprehje e stilit dhe e personalitetit. Kjo është dhe arsyeja që shumë prej tyre ''terrorizohen'' sa herë që vërejnë rënie masive që mund të degradojë deri në rrallim të flokëve. Në skalpin e kokës ndodhen afro 100 mijë fije floku. Një rrënjë prodhon vetëm një fije që rritet me një gjatësi mesatare prej 1.3 cm në muaj. Sipas statistikave të ndryshme, një njeri me zhvillim fiziologjik normal humbet 50-100 fije flokë në ditë. Kjo shifër nuk duhet t'ju shqetësojë pasi çdo fije ka ciklin e saj të jetës, por kur vini re se situata po përkeqësohet nuk duhet ta ngelizhoni këtë gjendje. Arsyet e rënies së flokëve nuk duhet të lidhen me bestytni popullore si për shembull lidhja indirekte me stinën e vjeshtës apo dhe pranverës. Çrregullimet hormonale, mungesa e një regjimi ushqimor të paekuilibruar dhe gjendja psiko-fizike kanë një ndikim të menjëhershëm në këtë proces, për më tepër lexoni këtu. Studimet e shtumta kanë provuar që rënia e flokëve është e lidhur drejtpërdrejt me medikamente dhe trajtime mjekësore të caktuara. Por cilat janë barnat që shkaktojnë rënie të flokëve.
1.Antibiotikët
2.Antidepresivët
3.Holluesit e gjakut (antikoagulantët)
4. Medikamentet për tensionin e lartë të gjakut
5.Ilaçet për epilepsinë (antikonvulsantët)
6.Trajtimet medikamentoze për tiroidet
7.Steroidët
8. Pilulat kontraceptive
9. Ilaçet kundër infeksioneve mykotike
10. Meidkamentet kundër akneve
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...