Guidë për shëndetin

Kjo është e vetmja mënyrë që mund të shpëtoni njëherë e mirë nga lythat në lëkurën tuaj

+

lythat

Ndërsa rriteni, vini re disa si nishane të vogla që rriten në lëkurë (lytha), sidomos në pjesën e qafës. Ju do t’i dalloni ato sepse janë më të hollë në fillimin e tyre dhe vinë duke u zmadhuar. Ata nuk janë të dhimbshëm apo të rrezikshëm, por ka një arsye që ju kur i shihni nuk i doni t’i keni, kjo për shkak të pamjes që nuk është dhe aq e bukur. Ekspertët mendojnë se fërkimi, nga veshjet apo aksesorët tuaj mund të shkaktojë rritjet e tyre me kalimin e kohës, megjithëse është e paqartë pse disa njerëz kanë më shumë se të tjerët. Njerëzit përpiqen me mënyra nga më të ndryshmet për ti hequr ato dhe vetë në shtëpi por vetëm një dermatolog mund t’i eliminoj  ato në mënyrën e duhur. Ato kanë instrumente sterile dhe të sigurta. Nqs ju i hiqni në një nga mënyrat që keni lexuar në internet mund të keni dhe rrjedhje gjaku në mënyrë të pa kontrolluar. Por ka një arsye edhe më të madhe që duhet të vizitoni një mjek. Përpara se dermatologët ta heqin atë e shohin në mikroskop në mënyrë të tillë që të jenë të sigurte që ai është një lyth dhe jo nishan.