Guidë për shëndetin

Krimbat e zorrëve, simptomat dhe mënyrat e trajtimit tek fëmijët

+

qqajbabyyb

Një ndër problematikat më të shpeshta që hasen tek fëmijët janë parazitët e zorrëve ose të njohur ndryshe si krimbat e zorrëve. Krimbat janë parazitë të bardhë dhe të vegjël që infektojnë organizmin. Ata duken si fije pambuku dhe janë të gjatë nga 2-13 milimetra. Këta parazitë prekin zakonisht gjysmën e fëmijëve nën moshën 10 vjeç. Rreziku që anëtarët e tjerë të familjes të infektohen është 75%.
Mungesa e higjienës si moslarja e duarve pasi shkoni në tualet ose kontakti me objekte që mbajnë vezë të krimbave janë dy nga arsyet kryesore që çojnë në shfaqjen e tyre. Simptoma kryesore e pranisë së këtyre parazitëve është kruajtja në pjesën e poshtme, e cila përkeqësohet gjatë natës dhe mund të prishë gjumin. Vezët mund të kalojnë nga ju tek të brendshmet, çarçafët ose peshqirët. Përveç trajtimi mjekësor, ju duhet t’i shtoni shportës suaj të konsumit disa produkte që luftojnë parazitët e zorrëve.

• Farat e kungullit : farat e kungullit përmbajnë aminoacide, acide yndyrore, vitamina dhe minerale që kanë aftësi të lokalizojnë parazitët dhe t’i shkatërrojnë ato. Ju duhet t’i konsumoni duke i kombinuar me qumësht soje dhe qepë, ose qumësht soje dhe hudhra. Gjithashtu mund t’i grini në trajtë pluhuri dhe t’i pini me lëng limoni të freskët.

• Qitro : Qitroja përmban ushyqes me veti anti-bakteriale dhe anti-fungiale që shkatërrojnë parazitët e zorrëve. Prandaj këshillohet që fëmijët që kanë parazitë të konsumojnë esull në mëngjes nga një gotë me lëng qitroje.

• Hithra : Përdorimi i hithrës kundër parazitëve është një recetë e vjetër e lindur në Meksikë, por mund të përdoret kudo.Duhet të zieni hithrën e egër dhe flirtoni lëngun e saj. Këtë lëng bashkojeni me hudhra të shtypura. Duhet që fëmija juaj të pijë nga një lugë çdo mëngjes e çdo mbrëmjë pak para se të flërë gjumë.

Specialistët rekomandojnë që të pastroni të gjithë shtëpinë me kujdes që të mos keni mundësi të ri-infektoheni. Mund t’i hiqni qafe nëse ndiqni masa strikte të higjienës deri në 6 javë..

Living