Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Ilaçet e mëposhtme kundërveprojnë me specin e kuq djegës, prandaj kini kujdes me këto kombinime. Kokaina kundërvepron me specin e kuq djegës. Kokaina ka një sërë efektesh anësore të rrezikshme. Përdorimi i saj bashkë me specin e kuq djegës ose ekstrakte të tij mund t’i shtojë edhe
më shumë këto efekte anësore, duke rritur rrezikun për atak në zemër deri në vdekje.
Ilaçet që ngadalësojnë mpiksjen e gjakut (antikoagulantët) kundërveprojnë me specin e kuq djegës. Speci i kuq djegës mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut. Përdorimi i tij së bashku me këto ilaçe mund ta ngadalësojë edhe më shumë këtë proces, duke rritur rrezikun për gjakderdhje ose mavijosje. Disa nga ilaçet që ngadalësojnë mpiksjen e gjakut janë aspirina, diklofenaku, ibuprofeni, naproksen, dalteparin, heparin etj. Ilaçet për tensionin e lartë të gjakut kundërveprojnë me specin e kuq djegës. Disa ilaçe për tensionin e lartë të gjakut mund të shkaktojnë kollë. Nëse përdoret një krem me spec kuq djegës së bashku me këto ilaçe për tensionin e lartë të gjakut mund ta përkeqësojë edhe më shumë kollën. Megjithatë nuk dihet nëse ky kundërveprim është një shqetësim i madh. Disa ilaçe për tensionin e lartë të gjakut janë: kaptopril (Capoten), enalapril (Vasotec), lisinopril (Prinivil, Zestril), ramipril (Altace) etj./Burimi ''Shëndeti''
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...