Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Shfaqja e diabetit pas moshës 50 vjeç mund të jetë shenjë e parë e kancerit të pankreasit, sugjeron një studim i ri. Kanceri i pankreasit është një nga më vdekjeprurësit, me vetëm 8% shanse për mbijetesë për 5 vjet. Disa nga simptomat e kancerit të pankreasit janë dhimbja abdominale, rënia në peshë dhe lodhja. Faktorët më rrezikues janë duhanpirja, obeziteti, mosha e vjetër dhe historia familjare. Duhanpirja shkakton rreth 30% të rasteve të kancerit të pankreasit, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.
Gjatë studimit, të publikuar të hënën tek Revista e Institutit Kombëtar të Kancerit, u monitoruan për 20 vite rreth 50 mijë afro-amerikan dhe hispanik të moshës mbi 50 vjeç. Asnjë nga këta pjesëmarrës nuk vuante nga diabeti apo kanceri i pankreasit në fillim të studimit. Nga këta persona të monitoruar, shkencëtarët identifikuan rreth 16 mijë persona që zhvilluan diabet dhe rreth 400 që zhvilluan kancer të pankreasit gjatë periudhës 20-vjeçare të studimit. Individët që zhvilluan diabet ishin dyfish më të rrezikuar që të zhvillohen kancer të pankreasit. Mbi 50% e individëve diabetikë me kancer të pankreasit u diagnostikuan me diabet brenda tri vitesh pas diagnozës me kancer të pankreasit.
“Nëse vëren llojin e diabetit tip 2 që pacientët me kancer të pankreasit kanë, pjesa më e madhe e pacientëve me diabet janë diagnostikuar shumë afër periudhës së diagnostikimit me kancer.
Këto rezultate sugjerojnë se zhvillimi i diabetit, sidomos në moshë të vjetër, mund të jetë shenjë e parë e kancerit të pankreasit për disa njerëz, thotë dr. Zev Wainberg, profesor i asociuar në UCLA’s Jonsson Comprehensive Cancer Center. “Studimi sugjeron se pacientët me diabet – sidomos ata që janë diagnostikuar vonë- dhe mjekët duhet të monitorojnë dhe identifikojnë rreziqet për kancerit e pankreasit”, shton Wainberg./Burimi ''Shëndeti"
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...