“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Në kushtet kur shifrat e grave të prekura nga kanceri i gjirit janë gatigati të frikshme dhe kërcënimi për një rritje të incidencës vit pas viti është kambanë alarmi, depistimi në kohë mbetet thirrja e parë që u drejtohet grave dhe vajzave. Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi janë rruga e duhur për të fituar ndaj kësaj beteje të vështirë, por jo të pamundur. Por kjo nuk është e vetmja masë. Modifikimi i stilit të jetës, po ashtu ka peshë në parandalimin e kësaj sëmundjeje.
“Ka fakte të besueshme që tregojnë se kanceri mund të parandalohet duke bërë ndryshime të përshtatshme të stilit jetesës, si p.sh: mbajtja e një regjimi ushqimor korrekt, optimizmi i niveleve të vitaminës D, aktiviteti fizik dhe shmangia e toksinave nga çdo burim i mundshëm”, pohon Albana Daka, mjeke laboratori dhe dietologe. Doktoresha na njeh me recetën e duhur, listën e ushqimeve, që duhen konsumuar dhe ato të cilat duhen shmangur
DR. ALBANA DAKA
Kanceri i gjirit është me gjasë një nga diagnozat më të frikshme, me të cilën një grua mund të përballet. Sipas “breastcancer.org”, 1 në 8 gra do të preket nga kanceri i gjirit gjatë jetës. A mund të parandalohet? Ka në të vërtetë disa masa që mund të marrim, të cilat ndihmojnë në uljen e rrezikshmërisë. Është e rëndësishme të kuptohet se më pak se 10% e rasteve të kancerit të gjirit është e lidhur me faktorët gjenetikë. Pjesa e mbetur, 90%, nxitet nga faktorët ambientalë. Ka fakte të besueshme, që tregojnë se kanceri mund të parandalohet duke bërë ndryshime të përshtatshme të stilit të jetesës, si p.sh: mbajtja e një regjimi ushqimor korrekt, optimizimi i niveleve të vitaminës D, aktiviteti fizik dhe shmangia e toksinave nga çdo burim i mundshëm. Me shumë gjasa, 75-90% e rasteve të kancerit të gjirit mund të shmanget duke aplikuar në mënyrë strikte modifikimet në stilin e jetesës të listuara më poshtë:
EVITONI SHEQERIN, SIDOMOS FRUKTOZËN
Reduktoni ose eliminoni ushqimet e procesuara, ushqime me bazë gruri dhe ushqimet me sheqer/fruktozë nga regjimi ushqimor. Të gjitha llojet e sheqerit janë të dëmshme për shëndetin në përgjithësi dhe nxisin kancerin. Fruktoza, gjithsesi, është forma më e dukshme e sheqerit. Si rregull i përgjithshëm, nuk duhet të merrni më shumë se 25 gr fruktozë në ditë. Limitoni proteinat dhe rrisni sasinë e yndyrave të shëndetshme. Konsideroni të reduktoni nivelin e proteinave në 1 gr për çdo kg të masës suaj trupore. Është e pazakontë që një adulti t’i nevojiten më shumë se 100 gr proteina në ditë, me gjasa, nevojiten më pak se gjysma e kësaj sasie. Zëvendësoni proteinat e eliminuara me yndyra të cilësisë së lartë si: vezë organike, mish cilësor, avokado “televizive” dhe kriza e madhe e futbollit shqiptar
Ka të dhëna bindëse se një dietë ketogjenike ju ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e shumë formave të kancerit. Merrni plot vitaminë A natyrale. Ka evidencë se vitamina A luan një rol në parandalimin e kancerit të gjirit. Më e mira është ta siguroni këtë nga ushqimet e pasura me vitaminë A, se sa nga një suplement. Burimet më të mira janë: e verdha e vezës organike, qumështi dhe gjalpi i papërpunuar dhe mëlçitë e viçit e të pulës. Merrni sasi të mjaftueshme jodi. Jodi është një element esencial i nevojshëm për sintezën e hormoneve dhe mungesa e tij mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë kancerin e gjirit. Kjo, sepse gjiri juaj përthith dhe përdor shumë jod, i cili i nevojitet për funksionimin normal qelizor.
Mungesa e jodit në qelizat e gjirit do të çojë në disfunksion të asaj qelize dhe tumoret janë një pasojë e mundshme. Ushqeni stomakun tuaj. Optimizimi i florës bakteriale në stomak do të reduktojë inflamacionin dhe do të forcojë sistemin imunitar. Shtoni ushqime të fermentuara natyralisht në dietën tuaj, si një mënyrë e thjeshtë për të parandaluar kancerin. Ekziston gjithnjë mundësia për të marrë suplemente probiotike të cilësisë së lartë, por ushqimet natyralisht të fermentuara, janë burimi më i mirë i mundshëm. Shmangni ushqimet e modifikuara gjenetikisht, të cilat shpesh trajtohen me pesticide kancerogjene. Zgjidhni ushqime të freskëta, organike, mundësisht të rritura në zonën tuaj.
Shmangni mishin e tymosur. Mishi i tymosur është i lidhur me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit. Pini një gotë lëng perimesh të gjelbra çdo ditë. Shtoni në dietën tuaj ushqime dhe erëza, të cilat luftojnë kancerin, si p.sh: brokoli. Kurkumin është ingredient aktiv te shafrani i Indisë dhe në përqendrime të larta mund të jetë shumë i vlefshëm në trajtimin e kancerit të gjirit. Shmangni përdorimin e alkoolit. Mbani një peshë të shëndetshme trupore. Kjo do të vijë natyrshëm kur të filloni të hani sipas profilit tuaj gjenetik nutricional dhe të kryeni aktivitet fizik. Është e rëndësishme të humbisni masën dhjamore të tepërt sepse dhjami prodhon estrogjen, i cili mund të nxisë kancerin në gji./Panorama
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...